Poezi nga Vladimir Muça

 
 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
 
KUR ZEMRA TË BËN BLLOK
 
I këpute kavot e pasarelës
Kur vështrimet lidhëm sy me sy,
Aherë kur lumi i ndjenjave na rrëmbeu,
E lumëshpirti vërshoi me dlirësi.
 
Ndonëse me shpirt më je kudo,
Unë mbytur jam në tëndin sy;
Në qiellharresë akoma shoh
Një lulegonxhë me aromë besimi.
 
Më shurdhe në heshtjen virtuale,
Fytyrën trete tek i riu shok,
Tjetër zemër me fytyrë Circeje
Mbi brigje ngritur, e bëre stok.
 
Lumin në rrjedhën e gulçuar
E shterr veç zjarri i shikimit tënd,
Se urëpasarelë tmerrësisht rrëzuar
Nga pritja e gjatë,u ndryshk, u shemb.
 
Vjen një ditë,e di,s’më ndjen
Të qëndroj afër si vëlla, si shok,
Se Halley kometë më nuk vjen,
E zemra e lodhur, bën bllok.
 
Se Ti i këpute kavot e pasarelës
Që lidhnin dy brigje të dëlira shpirti,
Lumi i ndjenjave në dallgët e jetës
Si në facebok mureheshtjeje ngriti.
 
 
 
PANAIR SHIU
 
U hap sivjet Panairi i Librit.
Si hordhi letrare një re e plumbët
Mbi bulevard lëshoi rrebeshe shiu,
Njerëzia në Panair
U shty si në vrimë miu.
Biografitë, monografitë
Në rafte e vitrina shqyen sytë;
Askush nuk bleu një libër “sojli”,
Burra, gra, fëmijë, nxënës, studentë
S’u futën në Panair të gjenin dritën,
I solli me dhunë shiu rrëmbyeshëm.
 
 
 
TEK VAU I KECKËS
 
Të këputura degët e shelgut të vjetër,
Puthje trëndafili atje derdhëm tok;
Një ditë gushti sfiduam trillin
E në lumë u zhytëm at’ mot.
 
Ishim të dalldisur, moshë adoleshente,
Shelgjishtëve bridhnim me sy fantazie;
Kërkund nuk shihej gjurmë hipnoze,
Apo shikime e puthje vampire.
 
Tani e moshuar, më kërkove cigarin,
Flutur paketën ta hodha Ty;
Shtratit me fiere i vumë zjarrin,
Dyzet vite ndarë, u zhdukën me magji.
 
Nga vëllimi”Zërat e shpirtit”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s