Kalendari poetik: Anne Sexton (1928-1974) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Anne Sexton
 
Kalendari poetik: Anne Sexton (1928-1974)
 
Është data e lindjes sot për Anne Sexton, shkrimtare dhe poete e njohur amerikane që pati fituar dhjetra çmime në USA për poezitë e saj; vuante nga shqetësime të rënda nervore (disturbo bipolare); i dha fund jetës me vetvrasje në vitin 1974. Ja një poezi prej saj:
 
POET I MOSNJOHJES
 
Ndoshta pluskon Toka,
unë nuk e di.
Ndoshta yjet copa letrash janë,
prerë me ca gërshërë të mëdha,
unë nuk e di.
Ndoshta, një pikë lot i ngrirë është Hëna,
unë nuk e di.
Ndoshta Zoti është një zë i thellë,
dëgjuar nga ndonjë shurdh,
nuk e di.
 
Ndoshta, jam vetëm unë.
Vërtet, një trup e kam
dhe nuk mund të iki prej tij.
 
Dua t’ia mbath prej kokës sime,
por as që bëhet fjalë.
Eshtë e shkruar në fletët e fatit,
që në këtë pamje njerëzore jam mbërthyer.
Ky është halli që kam,
prandaj do të doja ta dinit të gjithë.
 
Eshte nje kafshë brenda meje,
në zemrën time kapërthyer,
një goxha gaforre.
Mjekët e Bostonit
kanë ngritur duart, s’kanë ç’bëjnë,
kanë provuar me bisturi,
gjilpëra, gazra, hiçgjë,
gaforrja po aty.
Rëndon shumë.
 
Mundohem ta harroj, merrem me punët e mia,
gatuaj brokoli, hap librat e mbyllur,
laj dhëmbët, mbath këpucët.
Kam provuar edhe me lutje,
por ndërsa lutem, më fort mbërthen gaforrja,
e dhimbja përhapet.
 
Pashë ëndërr njëherë,
a ndoshta ishte ëndërr,
se kjo gaforrja na qenkësh mos njohja e Zotit prej meje.
Por, kush jam unë që t’u besoj ëndrrave ?
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s