Kalendari poetik: Yiannis Ritsos (1 maj 1909-11 nëntor 1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jannis Ricos
 
Kalendari poetik: Yiannis Ritsos (1 maj 1909-11 nëntor 1990)
 
Poet grek Janis Ricos u lind në një familje të pasur dhe pronarë të mëdhej tokash. Por fatkeqësitë ranë shpejt mbi familjen e tij; nga viti 1921 filloi rrënimi ekonomik i familjes, i vdiq nëna dhe vëllai i madh, i ati u shtrua në çmendinë dhe vetë ai në vitet 1927-1930 u shtrua në sanatorium prej tuberkulozit. Poezitë e para i shkroi nën ndikimin e ideve komuniste dhe Majakovskit. Gjatë luftës civile e futën në burg si komunist. Edhe gjatë viteve të kolonelëve 1967-71 e internuan në Jaros, Leros dhe Samos, ku vazhdoi të shkruante i qetë. Kur përgatisja para nja dy vitesh Antologjinë e Poetëve Disidentë u kërkova disa miqve që merren me poezi emra poetësh disidentë. Njëri prej tyre më këshilloi poetin Ricos. I thashë se nuk mund ta botoj në një libër Ricos komunist dhe fitues i çmimeve Stalin e Lenin dhe Osip Mandelshtam që dha shpirt në kampet e ngritur prej tyre. Sikur partia e Ricos të qe në pushtet, atëhere do ta rivlerësoja edhe njeriun Ricos, që gjithsesi ishte dhe mbetet poet i madh grek. Ndrroi jetë para 30 vitesh, më 11 nëntor 1990. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:
 
LERMË TË VIJ ME TY
 
E di, secili prej nesh
i vetëm vrapon drejt dashurisë,
vetëm drejt besimit
dhe drejt vdekjes.
E di.
E kam provuar.
S’ishte gjë.
Lërmë të vij me ty.
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s