Poezi nga Fejzi Murati

 
Poezi nga Fejzi Murati
 
 
DIELLI
 
Lind i bukur por i ftohtë në mëngjes,
dalldisur nga dashuria në mesditë,
digjet, përvëlohet!
Si një vajzë e drojtur skuqet perëndimit,
thua ka bërë turpe dhe pendohet.
 
Gjithë natën shlodhet në shtratin e gjithësisë
e mbi qiell del hëna e zbehtë, magjistare,
rreth saj vallëzojnë yjtë si në arë lulkuqet,
e ai sërish na buzëqesh mëngjeseve,
nën dritare.
 
 
 
MJEGULL BRENDA MEJE
 
Prisja të davariteshin retë e mallit,
por ato,
ditë pas dite shtohen edhe më shumë;
më ndjekin pa mëshirë kudo ku ndodhem,
më shfaqen ditën me diell,
më shfaqen dhe në gjumë.
 
Këto re malli që më lodhin pafund,
nuk do të më hiqen gjithë jetën nga sytë…
Përherë do ngelen si mjegull brenda meje,
ku fshihet edhe shikimi
edhe zëri
edhe shpirti yt.
 
Nuk ndesha në jetë si ti, një të dytë!
 
 
 
NUK KEMI ASNJE FAJ…
 
Cili qënka faji ynë o botë e pabesë e hipokrite,
që zemra na është ndarë dhimbshëm në dy pjesë?
Disa nipër e mbesa i kemi këtu, në vendin tonë,
me të tjerët komunikojmë veç në internet!
 
Nuk është faji ynë që malli na mbyt për ata që kemi larg,
e nuk mund të shkojmë t’i takojmë ndonjë ditë;
është prita që na keni venë ju të famshmit “liridashës”,
të mos njohim më as nipërit, as femijtë.
 
Na kufizioni ne, më të lashtët banorë të kontinentit
që mos të lëvizim nëpër botë, në liri
ju që dikur na pretë krahët me vjedhje trojesh
dhe sot bëni dashamirësin, gjithë hipokrizi.
 
Nuk është faji ynë që nuk mund të vijmë t’ju takojmë,
të dashur nipërit tanë të mirë kudo në botë!
Demagogët e botës moderne vijojnë shfaqjen banale,
duke na ndarë gjyshër e nipër me dhimbje e me lotë.
 
 
 
FALIMENTIM
 
Dalngadalë po mbushet një vit
që Vuhani na mbylli gojën më përdhunë,
njerëzit janë shndërruar në alienë,
njerëzit janë shndërruar në majmunë.
 
Ata që e shpikën virusin e tmerrshem,
tashmë na vështrojnë dhe qeshin nën buzë…
Bota po ecën mbrapsht si gaforre,
bota ka rënë në gjunjë.
 
Morali po merr pak nga pak tatëpjetën,
lëvizim si larva me gojë e hundë mbuluar,
kushedi, dikur mund të ecim këmba-doras,
të gjithë të mundur, të nënshtruar.
 
E uli kokën trishtueshëm perëndimi lavdiplotë,
covidi mposhti ushtarë, gjeneralë e qytetarë…
Perpara atyre që shpikën virusin e tmerrshëm
për vite të tëra do hiqemi zvarrë.
 
Mposhtjen tonë të neveritshme,
ata, si triumf kanë për ta parë.
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s