Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
 
MIAS …
(mos më ler të të shkruaj letra )
 
Poezia ime sot mban emrin tënd Mia.
Nga syri yt i bukur i kaltër
më zbritën si përrenjtë mijëra mesazhe,
Mijëra diej të vegjël
erdhën befas më ndriçuan zemrën.
Zbriti magjia…
 
Mbërriti shpirtit tim,
damarëve të mi të helmuar nga dhimbja,
buzëqeshja jote, fytyra jote prej engjëlli
I dha krahë mallit tim pèr Ty
Ajk dashurie….
 
Rrëshqiti qepallës
dhe fjalët m’i la pezull në heshtje…
si re të bardha, të paqta që varen qiejve
dhe kthehen prapë tek sytë.
 
Mia,
nuk di kush mund të të thotë një ditë,
sa shumë do të donte gjyshi yt…
Mos më ler të shkruaj letra, Mia
rritu shpejt dhe eja,
Shpirtin tonë e mban gjallë dashuria!
 
 
 
KUR SHTEGTOJNË ZOGJTË
 
Vogëlush o vogëlush,
pa shiko se si ndrin Dielli.
Pa shiko se çfarë po thotë,
dallëndyshja lart tek qielli?
 
Ajo s’do që të iki,
nga foleja tutje larg
dhe pse shoqet e thërrasin,
bishtgërshërat bëhen varg…
 
Dallëndyshja ci ci ci,
që tani sikur ka mall.
Për folenë nën çati,
një pikë lot derdh nën qepallë.
 
“ Ikim shpejt se po vjen dimri
zogjtë e vegjël s’durojnë dot,
do të kthehemi sërish,
kur të vijë behari i ngrohtë…
 
Vogëlushi më nuk luan,
thotë: të lutem ti mos shko,
Dallëndyshja në qiell shkruan
“vogëlush mos na harro…”
 
 
 
Nëse ti më harron…
 
edhe shiu do të harroj të ndalet,
dritareve do të zhurmojë me trishtim,
era do t’i thyej kërcejtë e gjelbër që porsambinë…
 
Nëse ti më harron,
ditët e mia s’do të kenë më emra,
syve të mi do të shtohen re pikëllimi,
(si krahë lejlekësh të trishtuar).
 
zemra do t’gjëmojë nga thirrjet e humbura,
brenda saj e kuqja e zambakëve do të venitet.
 
Nëse ti më harron,
koha do të thinjet nga pritjet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s