Kalendari poetik: Jaime Gil de Biedma (1929-1990) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jaime Gil de Biedma
 
Kalendari poetik: Jaime Gil de Biedma (1929-1990)
 
Poet spanjoll, u lind më 13 nëntor në Barcelonë ku edhe vdiq në vitin 1990. Ja një poezi e tij:
 
 
PËR PLEQËRINË
 
Kjo kohë, imja nuk është, jo.
Megjithëse kaq timen e ndjej këtë fëshfërimë zogjsh,
jashtë, atje në kopsht,
në atë mizëri gjethesh të vogla, që gjakun ma turbullojnë
si me urdhër
s’e ndjej më si më parë.
Zgjohem
si dikush që ndjen një dihatje
të turpshme. U gdhi.
U gdhi një ditë e re dhe s’do të kem asnjë ftesë,
për ndonjë çast të luntur. As edhe një pendesë,
për të mos qënë i plakur
-ah zot, jepmë fuqi dhe guxim!-
as kjo s’më bën të pendohem
me ç’ka mbetur prej sinqeritetit.
Dhe s’çaj kryet as për barnat që marr.
Jeta më kujtohet,
por ku është?
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s