Shtëpia Botuese M&B  publikon vëllimin poetik “Një puthje në cep të buzës”  të autores Anila Kananasi-Karapidou me redaktim nga Kliton Nesturi dhe parathënie nga Adem Xheladini

 
Shtëpia Botuese M&B  publikon vëllimin poetik “Një puthje në cep të buzës”  të autores Anila Kananasi-Karapidou me redaktim nga Kliton Nesturi dhe parathënie nga Adem Xheladini
 
Titulli: Një puthje në cep të buzës”  
Autore: Anila Kananasi-Karapidou
Redaktor: Kliton Nesturi
Parathënie : Adem Xheladini
Shtëpia Botuese: M&B
Botues: Bujar Karoshi
 
Frymëzim sublim në shtegun e përjetimit!
 
(Vështrim parathënës mbi përmbledhjen “Një puthje në cep të buzës” të Anila Kananasi-Karapidou)
 
Vargu tashmë i njohur i Anila Kananasit-Karapidou, pas përmbledhjes së saj të parë “Kur lëndohet zemra e poetit”, vjen rishtas i përmbledhur me gjithë magjinë e botës së brendshme të saj, ngërthyer me çastet e frymëzimit sublim për të gjetur udhë shtegut të përjetimit. Ky përjetim shfaqet kaq i natyrshëm, sa të rrëmben njëherësh e të bart në lundrën e magjisë, e herëherë të shpie në të papriturat që të sjell ajo botë përplot jetë, përplot dëshirë, përplot shpresë, ndërkohë që nga prizmi i lexuesit bëhesh pjesëmarrës i pashmangshëm i këtyre ngjarjeve e përjetimeve, dhe s’domend se të duket vetja si në pasqyrën e rrëfimit kur ke përballë sytë e tu e ndalesh për të medituar me veten.
Në përmbledhjen e dytë poetike “Një puthje në cep të buzës” të Anila Kananasit-Karapidou, të shfaqet befas gërvishtja e fjalëve në murin e kohës sepse fjala e shpirtit shpalos fragmentet e dashurisë për dy., ndërkohë që në dallgën epshndjellëse, shpirti largohet si lëmsh i zjarrtë në perëndimin e kuq të diellit. Tek vështron engjëllin zemërlënduar, dashuria e liqenit shfaqet si dhembje për zemrën e nënës, që vjen nëpër ëndërr me çarçafë të kuq. Dhe gjersa një ditë do të vijë në mëngjes tetori mbi pianobar lëkundet një melodi malli e shfaqur si hije e ftohtë në ditëlindje të vajzës me mendje të kthjellët e dashuri në zemër. Megjithatë, muzgu mbi Selanik është i ftohtë, sepse zemra e përndezur e shpirtlënduarës del si dashuri e ftohtë dhe pikërisht për ta ngrohur atë dashuri, duhet “të duan dy”, dhe çasti i dollisë shfaqet “gllënjkagllënjka” apo si “muzë e shpirtit” sepse dashuria ka ndjenja, dhe po qe se nuk ndjen ajo nuk ekziston.
Ndërkohë në këtë rrugëtim ndjenjash, “era e marrë” vjen si ndjenjë dhe zbret si meteor nga qielli dhe tundon shpirtin dhe bie si gjak i kuq përmbi kristal. Në dëshirën e hënës, zemra e vogël “që ndodhet brenda zemrës sime” duket “si perlë deti në guaskë fshehur”, sepse puhiza e pushtimit të lules së qershisë del si dashuri perëndeshe, sepse në kalendarin e viteve, ku shënohen ditëlindjet Shën Mëria e Notre Dame, përskuqet nga dashuritë e ndezura në katedralen e heshtur. Domosdo se rrëfimi i “Një puthje në cep të buzës” vjen edhe si “puthje mbështjellë me dallgë deti” sepse, etja shuhet mbi buzët e shpirtit, e lodhur nga pritjet e gjata dhe vjen me këpucët e kuqe dashuruar në erën e mëngjesit që sjell puthjen teksa mbyll sytë e ëndërron.
Regëtima e ndjenjave të “ Një puthje në cep të buzës” vazhdon më tutje si pëshpëritje, si ndjenjë e thellë shpirti, si përjetësi, e në atë rrugëtim ajo shfaqet edhe si “vjeshtë me bukurinë e saj” në kontrast me mollëzat e kuqe dhe vërtetësinë e germës mbi letër, ndonëse “qielli qan” për “vendin tim që dhemb” në fund maji kur qielli qan e qyteti mbyll portat me muzikë lamtumire, të mbushur me orë dashurie në pritje. Teksa një zë violine shfaqet përmallshëm, “nën shelgjet e moçëm mbi urën e drunjtë”, hëna vazhdon të dehet me gotë të artë mbi varkë të bardhë në rrugëtimin e përbashkët me ndjenjën e “katër syve që shohin e dy buzëve që puthen”, sepse në “shpirtin tim të bukur” të “buzëqeshjes sime”, lamtumira del si ikje shpirti në buzët që lëngojnë në përqafim që mungon, e shpirti “pulëbardhë, mbi retë endur”.
 
 
 
Anila Kananasi-Karapidou
 
Megjithatë, “fjalët e mbytura” heshtin nën dhëmbë në pritje të rrezes së parë të diellit, ku çasti për “pak diell të sajdisur” thyen natën e zhgënjimit, sepse ndjenja e gjethes së tharë duket si zog në degë peme duke kënduar këngën e mallit që “nuk duhet harruar”, sepse thinjat e detit plaken në ndjenjën e përgjërimit dhe dashurisë. Pra, rrugëtimi i gjithë këtij kalvari të kësaj “Puthjeje në cep të buzës”, vjen me një frymë, ndaj autorja e sjell edhe po kaq të natyrshme, herë si ndjenjë, herë si zjarr në prag të fikje, e herë-herë si vrull shpërthyes…
Nga këndvështrimi teorik letrar, autorja e “Një puthje në cep të buzës”, përmes kësaj përmbledhjeje, përpos që sjell emocione të cilat rrëmbejnë lexuesin që me vargun e parë dhe e bartin si në trans, ajo sjell gjithashtu edhe gjetje të reja leksikore, si dhe një sirtar të shumtë të figurshmërisë letrare që shfaqet në shtegtimin tek je duke lexuar “Puthjen në cep të buzës”. Pra, mirëndërtimi i vargut dhe larushia e figurshmërisë teoriko-letrare, të bëjnë të konstatosh se autorja tanimë ka krijuar një përvojë të pasur në sendërtimin e vargut dhe atij i jep jetë qoftë në rrafshin ideo-emocional, po ashtu edhe në këndvështrimin teoriko-artistik në fushën e letrave, e të vargut shqip në veçanti…
 
 

Msc. Adem Xheladini, Kërçovë, shtator 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s