Kalendari poetik: José Saramago (1922-2010) – * Nobel 1998 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
José Saramago
 
Kalendari poetik: José Saramago (1922-2010) – * Nobel 1998
 
Sot, më 16 nëntor, ka datën e lindjes Zhoze Saramagu; qe shkrimtar, gazetar, dramaturg, poet, kritik letrar dhe përkthyes portugez, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1998. Si kundërshtar i diktatorit Salazar qe gjithmonë i çensuruar, ndaj dhe nga viti 1955 u mor vetëm me përkthime autorësh të ndryshëm si p.sh., Pär Lagerkvist, Maupassant, Tolstoi, Baudelaire, Hegel etj. Vetëm pas vitit 1966 rifilloi veprimtarinë e vet letrare.
U sulmua ashpër nga Izraeli si antisemit, kur u shpreh me këto fjalë rreth konfliktit izraelito-palestinez: “Me që ata (izraelitët) jetojnë nën hijen e holokaustit dhe presin t’u falet gjithçka bëjnë për hatër të vuajtjeve të pësuara, më duket e tepërt. Siç duket, s’kanë mësuar asgjë nga vuajtjet e gjyshërve të tyre. Çka po ndodh në Palestinë, është krim që mund ta krahasojmë me tmerret e Aushvicit.”
Saramago këmbënguli në akuzat e tij, duke thënë se fjalët e tij nuk qenë kundër hebrejve në përgjithësi, por vetëm kundër politikave qeveritare të shtetit izraelit.
 
 
MË DO?
 
Më do?…por ajo hesht, s’flet asnjë fjalë,
vetëm e vështron, palëvizur, e largët,
s’arrin të shqiptojë atë “jo” që do ta shkatërrojë,
as atë “po” që do t’i shkatërronte,
do të qe më e mirë bota pra, nëse
do të mjaftoheshim me çka themi,
pa pritur asnjë përgjigje
dhe sidomos, pa kërkuar, pa dëshiruar gjë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s