Poezi nga Festim Liti

 
Poezi nga Festim Liti
 
 
 
PËRSËRI
 
Ka në jetë edhe rishfaqje,
e ti do vish patjetër një ditë,
kur dielli do ndriçojë të trurit pragje,
E brenda teje, me llavë vullkani pendimi,
të digjet në flakë Ferri,
e neveriteshmja , vrasësja, Tradhëti!
 
 
 
KUR NËNA SHKRUAN…
 
Ç’ u bëre mo’ djalë, ç’ u bëre?!
Kaluan vite shumë,
m’ u sosën dhe lotët tani’
edhe ai çikë gjumë…
Motra e vogël nga goja s’ të ndan:
Ç’na duhen paratë moj nëne, ç’ na duhen
kur vëllanë s’ e kemi pranë!!
Pra kthehu Zogu i nënës,
kthehu sa më parë,
në çdo çast të kërkon shtëpia,
krevati bosh në qoshen e dhomës,
e fqinja nur e dritë përballë.
Eja, eja, o gas e jetë,
ktheja beharin nënës zemërkrisur,
kokën e bukur në prehër t’ a mbështes,
t’ i përkedhel me mall leshrat e harlisur,
Pastaj,
Ah, pastaj, le të vdes!
 
 
 
POLITIKA
 
Politika bën të Qeshurën,
Politika prodhon Lotin,
Politikanët bëjnë Luftën,
Edhe Paqen, pa dyshim…..
Po këta debilat tanë,
që i quajmë Deputetë,
Çfarë prodhuan nëpër vite???
E vetmja krenari,
I mbetet Monstrave,
Që lanë popullin pa brekë…..
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s