Kalendari poetik: Attilio Bertolucci (1911-2000) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Attilio Bertolucci
 
 
Kalendari poetik: Attilio Bertolucci (1911-2000)
 
Poeti dhe përkthyesi i njohur italian u lind më 18 nëntor 1911, babai i dy regjizorëve të njohur, Bernardo dhe Xhuzepe Bertoluçit. Filloi të shkruante poezi që në moshën 18 vjeçare dhe njëherësh edhe përkthimet nga autorë të mëdhej, si p.sh., William Wordsworth, Charles Baudelaire etj. Intelektual i plotësuar jo vetëm si poet e përkthyes, por edhe kritik arti dhe skenarist. Kritika letrare e vendos Attilio Bertoluçin ndër poetët e mëdhej të shekullit XX. 
 
 
PËR B…
 
Aeroplanët e vegjël prej letre
që bën ti, në muzg fluturojnë
si flutura nate humbasin në ajrin
që erret dhe më nuk kthehen.
Kështu dhe ditët tona, që i pret
një humnerë jo aq dashamirësisht
si kjo luginë e heshtur
gjethesh të thara dhe ujërash vjeshte
ku krahët e lodhur çlodhin
fluturakët e tu të brishtë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s