Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
 
NUK RRI ATY…
 
Se lë asnjëherë hijen time
Në atë vend ku glacon korbi
 
Dhe Shlliga rrëshqet
Ia pështjell trupin trungut të vjetër
 
Nuk rri aty ku s’ka rreze dielli
E qielli fshihet hullive të mjegullta
 
As në atë mes ku drejtësia e mykur
Matet në peshoren e prishur
 
Nuk rri (më) aty ku shpresat mbyten
Shtrihen horizontales së motit të rri.
 
 
 
 
GUFON KUJTIMI
 
Nëpër ata sy kalon imi shikim
Pastaj
Kujtimi gufon si një zgjim
 
Shpresa shndrohet në guxim
Fati
Merr hov për shtegtim
 
I zjarrtë është ai mallëngjim
Lidhet
Për dore të shenjtin besim
 
Këtë kohë të idhët si pelim
Në kërthizë
E pagëzuan me emrin durim.
 
 
 
(?)
 
Si t’i thuhet të bardhës e zezë
Në embrionin e kohës së pist
 
Si t’i themi heshtjes hesht
Kur përdit gëlltisim hidhërimin
 
Si të themi (ende) ka shpresë
Kur ajo u fsheh pas shtatë kodrave
 
Si t’i themi dëshirës qëndro
Kur është shtrirë në horizontale
 
Si t’i përulemi drejtësisë
Kur çekani i saj na bie në kokë
 
Si të themi jemi të lirë
Kur e bartim barrën e robërisë.
 
 
 
KORSIVE TË ARDHMËRISË
 
Asaj zezëreje që mbuluar na kishte
Nëpër kohë të brishta
Seç i erdhi një fund i djersitur
 
Tani ajo dritë që na mungoi
Do të rrezojë mbi drejtësinë e kapur
Nga i uluri në kolltukun e përgjakur
 
Balada e errët u shterrua
Mbeti në fletore të grisur të pikëllimit
Mbi të ngadhnjeu kënga e lir(ë)isë
 
Tanimë rrugët (tona) u ndan
Në udhëkryqin e madh
Për udhëtim korsive të ardhmërisë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s