Poezi nga Rexhep Shahu

 
Poezi nga Rexhep Shahu
 
 
 
***
 
Nëse ndonjë ditë më thërret e nuk përgjigjem
merr një lule në dorë dhe kërkoma varrin…
 
 
 
***
 
Ditët me ty janë ditë pa plakje
Pa vdekje janë ditët me ty
Këto ditë nuk shkruhen
Në vitet e moshës.
 
Ditët me ty janë të një jete tjetër
Që nuk e njeh vdekjen.
 
 
***
 
Tani, këtë çast
kur nata më ka hyrë në sy
ndjej dhëmbët e tu të bardhë
tek mundohen të ma kafshojnë
shuplakën e shtrirë të dorës.
 
Mundohem të qesh
ndërsa loti lan natën.
 
 
 
VETËM
 
Perditë e më vetëm mbetet njeriu
e braktis dita, e braktisin gjithë ditët
e braktis nata, i sosen gjithë netët
ngelet pa mbrëmje, pa mëngjes
ngelet pa diell, pa hënë
pa mik, pa mike, pa dashuri
pa udhë, pa shtëpi.
 
Përditë e më vetem mbetet njeriu
nuk duhet të më duash i thotë ajo që do
shikime të ftohta sheh ngado
të fundit shokë janë katër vetë
që e mbajnë në krahë…
 
Pastaj bëhet fije bari që shkilet nga harrimi
a e hanë dhentë
me pasë fat, bëhet lis për zogjtë
që lodrojnë në erë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s