“MISTERI I MOLLËS SË ARTË” – MISTICIZMI DHE REALJA E TRUPËZUAR NË DISA TREGIME TË SHKRIMTARIT GËZIM STRORA NË VËLLIMIN “MISTERI I MOLLËS SË ARTË” / Nga: Arqile Vasil Gjata

 
Arqile Vasil Gjata
 
 
“MISTERI I MOLLËS SË ARTË”
 
MISTICIZMI DHE REALJA E TRUPËZUAR NË DISA TREGIME TË SHKRIMTARIT GËZIM STRORA NË VËLLIMIN “MISTERI I MOLLËS SË ARTË”
 
Materia (lënda) e disa tregimeve si: “E fshehta e një vrasjeje”, “Zërat e varreve të porsahapur”, “Misteri i mollës së artë”, “Thërrime buke dhe një shkop magjik” nxjerrin në pah, në formë psikanalize, nën një frymë mistike ku dueli i përjetëshëm i së keqes dhe mëkatit me engjëjt e së mirës, mëshirës dhe të bukurës njerëzore, si dy kategori botëkuptimore.
Në tregimin “Misteri i vrasjes”, misterin plak- dhe mëkatin e tij autori na e sjell para syve dhe ndërgjegjes tonë si një kufomë të zbardhur, thatanik e frymë keq.
Dhe kaq mjafton, që ne lexuesit të pozicionohemi për ta urryer atë kërmë me lëkurë të akullt.
Bie në sy se, shkrimtarit i ka ardhur në ndihmë mekanizmi i tij i të treguarit, duke u futur në dialog me plakun –Fluturën- (insektin e bukur dhe delikat), personifikim i shpirtrave të brishtë si një dëshmitare që do e përhap anë e kënd mëkatin e plakut.
Dhe kjo Flutur kaq e pastër shpirtërisht më shumë se një përlotje nuk ka mundësi të bëj, asaj i mungon kurajua të bënte thirrje që, – mëkate- të tilla shoqëria njerëzore duhet ti dënojë e ti shfaros.
Në këtë tregim përjetojmë shumë dhimbje dhe neveri për ata njerëz që nuk i përmbajnë dot epshet.
Autori stigmatizon mëkatin si një realitet për të cilin njeriu nuk i shpëton dot –Djallit . Për të tilla – mëkate- autori bie në pozita të mëshirës kristjane . Në tregimin “Zërat e varreve të porsa hapura”, shkrimtari (G.Strora) është analitikmistik dhe vrojtues i përqëndruar në të gjitha dimensionet e “jetës”, në tokë, në varr dhe në qiell.
Për autorin e tregimit “Errësira përbën parfumin më luksoz…”, “Lagështira është zana më e bukur e më e hijshme.”, “Dhe dielli poshtë në tokë është një hije e zezë”. Autori jeton me filozofin se, njeriu do gjej prehje, lumturi kur shpirti do shkëputet nga trupi dhe do lumturohet në qiell.
Me mënyrën e tij (mistiko-fetare) tregimtari na jep një skenë të fuqishme emocionale, që të bënë të vajtosh, të ulërrasësh për atë kasaphanë që i ka ndodhur popullit të martirizuar të Kosovës . Karakteri dhe përshkrimi mistik i tregimit është i artikuluar me një gjuhë të ngjeshur me shumë figura si metafora, personifikimi, krahasime dhe përshkrime, që të nguliten thellë në kujtesë .
Për shembull:
“…unë them të thërrasim-foli një kokë, e cila e kishte turirin të mbërthyer në gjoksin e një tjetri…
Ajo që mund të dëgjohet është dhimbja. Ose kur portretizon fytyrën e oficerit sërb: “Kishte zë të fortë si gurr, tallës dhe shpues! Fytyra e rreptë, e gjatë si prej mëzi nuk do ma falte, megjithatë ishte shumë i këndshëm “, “Por, zëri i thirrjes së të vdekurit është më i fuqishëm, sepse ai nuk ka hapësirë dhe kohë.
Veshi i njeriut ka sinjalin e dhimbjes me mprehtësinë e kohës. “ Pika kulmore e tregimeve të Gëzimit, që padyshim tregon nivelin më të lart të tij në artin e të treguarit është tregimi “Misteri i mollës së artë” Në këtë tregim G. Strora ka individualitetin, formën dhe gjetjen e tij artistike, që i ka dhënë mundësi fabulës të ec dhe të zhvillohet shumë mirë artistikisht gjatë gjithë tregimit.
Në këtë tregim udhëheq mendimi i domosdoshmërisë së vendosjes së drejtësisë si rrjedhojë dhe mësimeve që dalin nga historia, “Esenca e dramës në tregim është mashtrimi” dhe një gjë të tillë e shpalos Helena, personazhja e tregimit nëpërmjet dialogut me regjizorin:
-Ç’ke, Helena? (e pyet regjisori) -Dua të bëhem lakuriq. -Pothuaj se lakuriq je… -Edhe ty të dua lakuriq…
-Nuk të kuptoj. -Dua të shpall publikisht të vërtetën. -E kuptoni tani?, thotë Helena. Lufta e Trojës është lufta psikologjike më e sofistikuara në historinë e luftërave. Për herë të parë atje, u ndesh mendimi, dinakëria dhe mashtrimi…
Ky është thelbi i çdo lufte edhe sot, pas mijëra vjetësh .
Tregimi “Thërrime buke dhe një shkop magjik” është një rrëfenjzë shumë hermetike dhe thellësisht mistike, ku misteri si nocion teorik i ndërgjegjes shëndërohet në një realitet estetikë me vlera emocionale dhe për më tepër të lë mbresë që të mendosh dhe të perceptosh atë “realitet” si një konceptim mistik në tërësinë e jetës, që në fund të fundit ka një fillim dhe një fund të ndryshëm në formë por jo në thelb.
Së fundmi, dua të veçoj mendimin se, Gëzim Strora ka të mishëruar më së miri në brendësi të unit të tij letrar mekanizmin e të shkruarit dhe ka ditur të gjej dhe tu jap lexuesve efekte emocionale të përveçme si pjellë e individualitetit të tij.
Tregimtari punonë mjaftë mirë me frazën, gjë e cila i jep pjekurinë dhe përparësi, që në të ardhmen e tij krijuese të matet dhe me gjininë e novelës, apo të romanit.
Diskutim në takimin letrar për vëllimin me tregime “Misteri i mollës së artë” organizuar nga Lidhja e shkrimtarëve dhe Artistët Shqiptarë “LITER-ART” në Greqi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s