Shtëpia Botuese “OMBRA GVG” publikon vëllimin poetik ” Vjeshta është shtëpia ime” të autores Mercedes Gega

 

Shtëpia Botuese “OMBRA GVG” publikon vëllimin poetik ” Vjeshta është shtëpia ime” të autores Mercedes Gega

 

Titulli: Vjeshta është shtëpia ime
Autore: Mercedes Gega
Recensent: Kristaq Turtulli
                Arbër Ahmetaj
                 Marjana Hushi
                 Iliaz Bobaj
                 Agim Bajrami
Shtëpia Botuese: OMBRA GVG
ISBN: 978- 9928-06-279-6
Çmimi: 800 lek
 
 
***
 
Kryesisht në poezitë e freskëta të librit të saj poetik autorja i këndon me patos, dashurisë, jetës, bukurisë së natyrës dhe atje ku gjen zhgënjim me forcë dhe dinjitet di të dalë nga kjo gjendje edhe më fort më e bukur e plot dinjitet.
 
Kristaq Turtulli
 
 
 
***
 
I pastër nga pshtjellime metaforash të kota, i kthjellët në imazhe e lexim. Librat e përsosur nuk janë botuar kurrë, por këtu do gjeni poezi të cilat lexohen me ëndje e nganjëherë  “e zgjidhin përfundimisht dilemën e zgjimit të brymës”.
 
Arbër Ahmetaj
 
 
 
***
 
Dëshira për të jetuar është totale, vjen së brendshmi, duke mos parë pengesat dhe duke dashur të zhdukë hermetizmin në një marrëdhënie. Kjo gjë shprehet shpesh me anë të fjalive thirrmore dhe situatës komunikative që krijohet nga prania e dy vetave. Poetja ka aftësinë të dallojë ngjyrat e dashurisë edhe në terr…
 
Marjana Hushi
 
 
 
***
 
Ajo që bie në sy te kjo poete, është veçanërisht përdorimi dhe forca e figurës poetike, që ajo përdor. Ajo kujdeset, që kjo figurë të mos i largohet idesë, mesazhit, tematikës, që të mos bëhet e huaj për poezinë, por të mbetet pjesë biologjike e saj. Dhe besoj se ia ka arritur në një shkallë të dukshme.
 
Iliaz Bobaj
 
 
 
***
 
Është një poezi ku figura dhe simbolika zënë një vend qendror dhe ku aktualiteti dhe alegoria evidentohen më së miri. E thjeshtë në dukje por e ngarkuar me ide dhe lëvizje, autorja i vendos atribute dhe misione të caktuara fjalës, duke e shndërruar atë nga e zakonshme në bartëse dhe artikuluese të vetvetes.
 
Agim Bajrami
 
 
 

Autore: Mercedes Gega

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s