Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
LAJKATAR
 
Mbi flokët e tua
Dielli si zjarr,
nga që fort të dua
bëhem lajkatar.
 
Kthehem si veriu
që shkund çdo kurorë,
të shikoj qerpikun
dhe ta prek me dorë.
 
Pastaj si puhiza
plot naze dhe paqe,
të puth nëpër buzë
të puth nëpër faqe.
 
Gjithë i dashuruar
si flladi tej fushës,
me krahët e erës
të mbështillem gushës.
 
 
 
MARGARITË
 
Vjen momenti,
dy sy lozonjarë
dhe hijen e një shprese
që kurre nuk erdhi
e përflet qetësisht
nga koha e ikur…
 
Ndodh kur dy shokë,
që falin jetën deri në absurd e anasjelltas
të dashurojne të njëjtën zanë!
Pas dekadash kur ritakohen të malluar
derdhin lotë nga vitet vrastare
dhe hijen e vajzës që të dy e dashuruan
të mos e përmendin nga skrupujt,
Asfare.
 
Më ndodhi … dhe shikoja profilin e tij në largësi
me femijën e vogël në ikje …
Mbi fytyrë i hidhte pafajësia dritë ;
Një çast teksa s’ shikonte, zëri i tij
Thërriste iluzor si në rini
Emrin e të bijes : Margaritë!
 
 
 
QERSHIA
 
Atje në tokën me grille
qershia e moçme në shi,
çdo ditë hijeshia bën trille
më flak e më fut në mërzi.
 
Ndodh me kujtimet e jetës
Ttë gjejnë arratisë ku je fshehur,
dhe dhimbja e butë e zemrës
kupton se petalet kanë çelur.
 
E lehtë, mbi supet e brishta
një vello moj mike të zbardh,
dënimi i jetës privimesh
prej hirit tënd më mban larg.
 
Nuk di në mungesë burbuqet
kush tjetër kurorë ti thur,
kam kohë që grindem me mallet
dhe shpirti më rreh si tambur.
 
Kam vite burgosur larg ëndrrës
me dhimbjen që thellë ri heshtur,
dhe prapë qershia e zemrës
petalet nga stina ka veshur.
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s