Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
 
NJI SHPIRT…
 
N’ mure rrugicash përplasej,
zhagitej n’ drum nji shpirt.
Kish mbetun jetim prej fatit,
as gjallë as dekun…
 
N’krahët e natës sterrë,
kërkonte pak dritë, nji shteg.
Nji sup, nji pllëmbë,
lotin me mbështetë…
 
Nji siluetë tej u tret,
u vra nji andërr, nji shpresë vdiq.
E shterrun erdh krizma,
shpirti kish plasë…
 
Nata mështolli qytetin,
klithmat u shkimën n’veshët shurdh…
 
 
 
ASHT KY DEKIKU…
 
Ndodh qi thika t’ ngulet n’ palcë,
aq sa i hakrrehesh diellit pse nxe…
Asht dekiku kur jeta e deka bahen nji,
desia asht veç se merr frymë.
 
Ndodh si venat me i pre gjak s’ nxjerrin…
dhimta qi shpirtin kaplon i ngri.
Asht ky dekiku ku t’ zg’jedhësh,
perveçse me dashtë, dhe duhet.
 
Ndodh qi zemren ta shkulesh prej krahnori,
n’ grusht ta shtrydhësh tanë takat…
Asht ky dekiku ku n’ drum t’jetës,
gjallë s’ duhet t’ kalbesh, diellit t’i marresh rrezen…
 
 
 
STERPIKAT…
 
Nji shkam pa pritë u shkëput,
fellsinë e shpirtit perzieu….
Sterpikat u danë si mallkim,
i ditve qi dielli s’ do nxehte.
 
Nji oshtimë shurdhuse,
nji dëshmi mytse…
dallga e bregu vesh ishin marrë,
legjendë të kallxohej netve vonë.
 
Nji grusht krahnorin çau,
zemren ta shkulte prej aty.
Kish kohë priste, por kot,
sterpikat e shpirtit me mledh…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s