Poezi nga Mark Simoni

 
Poezi nga Mark Simoni
 
 
 
SHI
 
Një mjellmë ikën nën tinguj flauti,
Kuadrati i dritares, i gjithi, është gri,
Dega e ç’veshur, me tri kokrra hurma,
Laget në shi.
 
 
 
FISHKËLLEJ
 
Poshtë strehës së qiellit ikën një tufë krillash,
Në parkun mbetur shkret, një flaut bie në vetmi,
Unë harruar rrugësh, me duar në xhepa,
Bredh nëpër natë, fishkëllej për ty.
 
Fle vjeshta mbi telat e teshave që thahen,
Zogjtë dremisin në folenë e një përralle të vjetër,
Ëndërrat përkunden si varkat në molin e vogël,
Presin ty, që të zgjohesh patjetër.
 
 
 
TRUPI LAKURIQ I PEMËS
 
Rrufeja ra mbi trupin e bukur dhe lakuriq të pemës,
Dhe ndezi një flakë të kuqe, të ngrohtë,
Brenda trungut të saj,
 
Megjithëse karvani i reve shtegtoi për diku,
Dhe dimri e rrufetë ikën larg,
 
Përsëri trupi i pemës, akoma dhe sot e kësaj dite,
Vazhdon e përvëluar, të digjet ngadalë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s