Copëza jete… / Fragment nga Linditë Ramushi Dushku

 
Fragment nga Linditë Ramushi Dushku
 
 
copëza jete…
 
Nëse është gjithmonë dikush që mund të ndjehesh me të sikur je vetja e formësuar në një trup tjetër, sikur për çdo fjalë që nis të thuash do të të kuptoj fundin e fjalisë, bile edhe përtej kësaj, të ndjesh se e gjithë bota sillet për rreth atij boshti që krijon dhe akumulon energji, sikur një unazë që lëshon dritën e vet rrethit të gishtit, ashtu trupave tanë do të sillej energji që nuk këputet. Një rreth i cili është më shumë se zingjir, një litar. Ndoshta edhe ngasherimën me zë të ulët, do ta përkthente në fjalë, e do të drejtohej duke të thënë ate çfarë prisje dhe kishe nevojë ta dëgjoje.
Kam besuar se, nëse dashuron dikë të tillë dhe ekziston prej së vërteti ndër njerëz për secilin prej nesh një i tillë, do të shkrihesh me të.
Se njeriu zaten ka shumë nevoja të cilat pastaj i vesh si vlera te vetës, familjes e shoqërisë. Më vonë këto vlera do t’i ruaj dhe kërkoj.
Nuk mjaftohemi me vetën, deri sa nuk mjaftohemi me vetën, ajo çfarë na mban në vete dhe për vetën sërish, janë njerëzit që na rrin pranë, është ai apo ajo që ka ngrohtesinë, krahun që pa pushim do të rrij gati për të pritur mbështetjen e kokës apo dhe faqen për tu çlodhur, edhe krahrorin tek i hidhesh në përqafim.
Besoj gjithmonë se kjo është e vërtetë, deri atëherë kur uji i vyshk bimët, atëherë kur është në mungesë, dhe po ai diell që i ka ngrohur, i tretë mes erës deri sa të bëhen frymë, deri sa të bëhen grimca që nuk shihen me sy. Grimca që enden qiellit për të rigjetur pjesët, se gjithmonë ka një rikthim tek vetja. Gjithmonë ka një buzëgaz që mbetet heshtur duke pritur për ta ndezur edhe njëherë fillin, prej vetës dhe me të tjerët. Ja kjo është fryma!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s