Rikthim n’fëmijëri / Poezi nga Ana Toma

 
Poezi nga Ana Toma
 
 
 
Rikthim n’fëmijëri
 
U riktheha dhe një herë aty ku pata fillu
me dashtë jetën me gjithë forcën e shpirtit;
nisë nga një fole e bukur dallandysheje
në ballkonin e shpisë së Babës;
Unë, fmija ma kurioz i lagjes
pa kurrfarë rrebelizmi,
e çiltër si drita e Diellit.
 
Merrja karriken gjytyryme prej në dhomën
e pritjes.
tinëzisht prindërve, hypja mbi të;
me pa se si zogjtë në fole
hapnin sqepin e verdhë, të uritun…
Recitonin poemën e Migjenit, “Mjerimi”.
recitonin dhe këndonin ashtu të përzhitur..
 
Lumturohesha me aq pak, sa sytë më ndrinin
fort,
kthehesha n’ rreze, dhe pse ishte akoma errësinë.
 
Zëri i tyne oshtinte deri atje nalt,
mbi kalanë e Lezhës.
Unë, për mos me zgju krejt lagjen prej gjumit
u pata vû gishtin tregues me hesht,
por, kanga e mjerimit shpërthente ma shumë
ishte kthy n’ ajër, n’ frymë,
n’dashni për nanën e tyne
që, fluturonte gjithë frikë mbi kryt tem;
Thua se gjendesha n’ballkon për me shkatërru
folenë e saj,
E jo me u ba shoqni bijve t’ vet!
 
Por isha veçse një fëmi me zemër të pastër;
sa imitoja veç zogjt e dallëndyshes
kangën e mjerimit,
derisa na zinte zhegu i ditës…
 
©️Ana Toma
November 22, 2020
7:03 a.m.
Cheshire, CT USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s