Sy Kristal / Poezi nga Irina Hysi, MA

 

Poezi nga Irina Hysi, MA

 

Sy Kristal

Sy, o sy, vështrim im i përjetshëm,
ti që nuk më shikon mua.
Mbretëron vëmendjes, errësira a të kupton?
Ti që më lejon prekjen dritë
e zhytesh në erë me ëmbëlsi imagjinimi…
Ti që ma lind botën prej çdo mëngjesi
dhe e gjitha si hypnozë vallzimi!
Plot reflekse shpërndarë retine, pafajshëm,
hap dyert thesarit plazmash mrekullimi,
përmes qelqesh trupash pa trup, dehur ëndërrimi…
Sa s’ më thua sa shikon e si,… pafundësimi?
Sot si ndjehesh syri im i dashur, pas gjithë sa hesht?
Sy përmalluar dashurimi që m”rrokullis pas njeriu!
Lot yt kristal, më i vogli – më i fuqishmi në univers
skaje hënore puth, dete, shtete, ura lidh- ura kalon…
E diçka më t’ lartë përqafon, gjithçka sy më sy,
shijen e kripur t”mishit rrjedhës lumenjve, zhurmat pi,
për një zemër të qeshur, shpirt i dhimbsur drithërimi…

Perëndi! Sytë e mi, në rreze dielli ndrisin, ndrisin…!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s