Poezi nga Hana Xhihani
Burgosur në karantinë
Kështu…
Kështu…
Çdo ditë,
burgosur brenda muresh
e fshehur trishtimit të ditnetëve.
Me një laps në dorë e fletë të bardhë
kaloj orët e gjata
duke shpresuar,
ëndërruar…,
për të shpëtuar nga mendimet,
atyre që më gërmojnë si një tunel
vetëdijen…
Rrumbullakos deri vonë shkronjat,
që shpesh
as vetë s’i kuptoj.
Njësitë që masin kohën
kanë humbur kuptimin.
Heshtja bashkohet me ëndrrën e bardhë.
Mëngjesi fillon sërish
hutuar.
Nis të vizatoj për të tharë mjegullën
në harkun e kohës gri,
e mbi ankthin e krijuar shkruaj :
Liri!
[H.XH]