Poezi nga Demir Gjergji

 
Poezi nga Demir Gjergji
 
 
 
PLANET
 
Po ajo ditë!
A thua e djeshmja ndërron emër
Pak më tej në orbitë.
 
Diell i zi në qendër,
Akullnajë
Në skaj!
 
 
 
ATËHERË
 
Ti mbaje ndër duar një gjysmëkarficë,
Unë, një laps me majë të thyer…
Fjalët e pathëna sot dergjen në ngricë,
Flokët e zgjidhur harbojnë në erë.
 
 
 
TREG I ZI
 
Afatet e fatet firmosin mandatet,
Rreziqet e ligjet dorëzojnë ofiqet,
Vampirët, martirët hollojnë zinxhirët,
Zotërinjtë me minjtë përpjekin turinjtë.
 
I varfër kaq afër hesht hiri në vatër!
 
Përralla të rralla me lodra të gjalla,
Formula dhe vula për helm me pilula,
Folezë pa shpezë sheh ëndrra me vezë,
Reklama në xhama. Dhe fama, e flama!
 
I varfër kaq afër nxin hiri në vatër,
 
Përemra dhe emra kërkojnë mbiemra,
Blen bredha e predha me ar e monedha.
E thundra, e lundra me pro e me kundra,
Temjan e savan për ikjet matanë.
 
I varfër kaq afër qan hiri në vatër!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s