Poezi nga Eljesë Osmanaj

 
Poezi nga Eljesë Osmanaj
 
 
 
NANË
 
E varfun zemra pa ty,
t’ varfuna flokët e mia,
t’ varfun sytë e mi,
E varfun shtëpia!
 
 
 
***
 
 
𝙳𝚢 𝚟𝚒𝚝𝚎 𝚖ë 𝚙𝚊𝚛ë,
Ç𝚍𝚘 𝚐𝚓ë 𝚜𝚒 𝚍𝚢 𝚟𝚒𝚝𝚎 𝚖ë 𝚙𝚊𝚛ë,
𝙳𝚘 𝚝ë 𝚔ishim 𝚚𝚎𝚗ë 𝚗𝚓ë𝚣𝚎𝚝 𝚎 𝚙𝚎𝚜ë 𝚟𝚓𝚎ç,
𝙼𝚋𝚒 𝚏𝚕𝚘𝚔ë 𝚝𝚘𝚗ë 𝚝𝚑𝚒𝚗𝚓𝚊 𝚙𝚊 𝚍𝚊𝚕ë.
 
𝙰𝚗𝚍ë𝚛𝚛 𝚔𝚊𝚖 𝚙𝚊𝚛ë 𝚝ë 𝚒𝚜𝚑𝚊,
𝚃’ 𝚝𝚑𝚎𝚖 𝚝ë 𝚍𝚛𝚎𝚓𝚝ë𝚗 𝚎 𝚍𝚊𝚜𝚑𝚞𝚛𝚞𝚊𝚛 𝚜𝚑𝚞𝚖ë,
𝙳𝚑𝚎 𝚖𝚋𝚒 𝚋𝚘𝚓𝚛𝚊𝚝, 𝚙𝚒𝚔𝚝𝚞𝚛𝚊𝚝 𝚎 tua,
𝚅𝚒𝚛𝚐𝚓ë𝚛𝚎𝚜𝚑𝚊 𝚝ë 𝚓𝚎𝚖 𝚟𝚎𝚝ë𝚖 𝚞𝚗ë.
 
𝙴 𝚗ë 𝚟𝚎𝚜𝚑 𝚝𝚎 𝚝𝚛𝚎𝚐𝚘𝚓, 𝚌𝚊 𝚙𝚊𝚔 𝚐𝚓ë𝚛𝚊,
𝙿𝚊𝚔 𝚜𝚒 𝚜𝚑𝚙𝚎𝚓𝚝ë 𝚙𝚊 𝚞 𝚋ë𝚛ë 𝚟𝚘𝚗ë,
𝚃’𝚒 𝚝𝚛𝚎𝚐𝚘𝚓 𝚑𝚒𝚜𝚝𝚘𝚛𝚒𝚝ë 𝚖ë 𝚝ë 𝚋𝚞𝚔𝚞𝚛𝚊
𝙰𝚝𝚘 𝚑𝚒𝚜𝚝𝚘𝚛𝚒𝚝ë 𝚎 𝚍𝚎𝚑𝚓𝚎𝚜 𝚜𝚘𝚗ë.
 
𝙳𝚑𝚎 𝚔𝚞𝚛 𝚖𝚞𝚊 𝚝’𝚖ë 𝚣ë 𝚐𝚓𝚞𝚖𝚒,
𝚃’𝚒 𝚗𝚐𝚊 𝚖ë𝚜𝚑𝚒𝚛𝚊 𝚝ë 𝚖𝚘𝚜 𝚖ë 𝚣𝚐𝚓𝚘𝚜𝚑,
𝙼𝚎 𝚓𝚘𝚛𝚐𝚊𝚗𝚒n, zjarr dashurie,
𝚀𝚊𝚏ë𝚗 𝚝𝚒𝚖𝚎 𝚝ë 𝚖ë 𝚖𝚋𝚞𝚕𝚘𝚜𝚑.
 
𝚃𝚒 𝚚ë 𝚝𝚑𝚒𝚝𝚑 𝚗𝚓ë 𝚌𝚒𝚐𝚊𝚛𝚎,
𝚊𝚜𝚑𝚝𝚞 𝚜𝚒 𝚗𝚓ë 𝚍𝚊𝚜𝚑𝚗𝚘𝚛 𝚏𝚛𝚊𝚗𝚌𝚎𝚣
𝙸 𝚍𝚎𝚑𝚞𝚛 𝚗𝚎 𝚟𝚎𝚜𝚑 𝚖ë 𝚙ë𝚜𝚑𝚙ë𝚛𝚒𝚜𝚓𝚎,
𝙰 𝚍𝚘 𝚝ë 𝚟𝚒𝚜𝚑 𝚙𝚛𝚊𝚙ë, 𝙰𝚖𝚎𝚍ë?
 
E unë,
𝚄𝚗ë, 𝚊𝚜 𝚎 𝚒𝚖𝚓𝚊, 𝚊𝚜 𝚎 𝚓𝚘𝚝𝚓𝚊,
𝚙𝚘𝚛 𝚗𝚓ë 𝚐𝚓ë 𝚎 𝚝𝚛𝚎𝚝ë.
 
𝙴 𝚓𝚘𝚝𝚓𝚊 𝚓𝚎𝚝ë,
𝚒 𝚣𝚑𝚢𝚝𝚞𝚛 𝚗ë 𝚍ë𝚜𝚑𝚙ë𝚛𝚒𝚖 𝚗ë 𝚕ë𝚔𝚞𝚛ë𝚗 𝚝ë𝚗𝚍𝚎 𝚝ë 𝚛𝚛𝚞𝚍𝚑𝚘𝚜𝚞𝚛, 𝚒 𝚕𝚘𝚍𝚑𝚞𝚛 𝚗ë 𝚙𝚛𝚒𝚝𝚓𝚎.
𝚃𝚒 𝚑𝚎𝚜𝚑𝚝ë, 𝚍𝚑𝚎 𝚟𝚊𝚣𝚑𝚍𝚘𝚗 𝚝ë 𝚑𝚎𝚜𝚑𝚝ë.
 
𝙴 unë,
𝙽ë 𝚖𝚊𝚓𝚊𝚝 𝚎 𝚐𝚒𝚜𝚑𝚝ë𝚛𝚒𝚗𝚓ë𝚟𝚎 𝚎𝚗𝚍𝚎 𝚜𝚑𝚔𝚊𝚕𝚕ë𝚝 𝚣𝚋𝚛𝚎𝚜.
 
 
 
Jetom
 
Si ”Tetorin”e fundit pa ngecje fryme
si parajsën mashtruese të ferrit
si ditën e shtatë që nuk blihet
si rrugicën pa skuta pa objekte
si hapin më të sigurtë që ke shkelur
si qetësinë më të zhurmshme
si etjen e pashuar për muzikë
si fotografinë pa imazh me forma të përkryera
si tangon e fundme pa partner
si tablon pa vija të quajtur “pikture”
si deshirën e paturp për pasion
si monedhën pa pushtet absolut
si vjedhjen më banale pa pendesë
si misterin e quajtur “femër”
si barrën më të bukur shpirtërore
si një shpirt të lire pa udhëheqje
Jetom!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s