Rainer Maria Rilke
Kalendari poetik: Rainer Maria Rilke (1875-1926)
U lind 145 vite më parë, më datë 4 dhjetor 1875, shkrimtari dhe poeti çek Rilke (aso kohe Çekia bënte pjesë në Perandorinë austro-hungareze). Emri i plotë i tij është René Karl Wilhelm Johann Josef Maria Rilke. Shkroi në gjuhën gjermane dhe sot, sipas kritikëve letrarë, mbetet ndër më të mëdhejtë nga shkrimtarët e gjuhës gjermane të shekullit XX dhe Rilke llogaritet si poet austriak. Përzgjodha këtë shqipërim nga poezitë e tij:
ZOTI
Mos prit të vijë Zoti tek ti
dhe të thotë: ja ku jam.
S’ka asnjë kuptim
që Zoti të vërtetojë fuqinë e tij.
Ndjeje në frymën që merr e nxjerr
dhe kupton që je.
Kur zemra të përflaket dhe ti s’di përse,
dije, është Ai, që brenda teje flet.
© shqipëroi Maksim Rakipaj