Poezi nga Zamira Agalliu

 
Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
 
Shko 2020-a
 
Shko, ti Vit binjak me numra të bukur
Erdhe identik, veshur me dy njëzeta
Ishe zbukuruar sa për tu dukur
Pastaj, na mësove sa kushton jeta!
 
Ti hyre si dhuratë e Kalit të Trojës
Me viruse mbushur nga laboratorë
Ehh, kush e kupton këtë trill të lojës
Në këtë luftë të përgjakur, pa gladiatorë!
 
Shko pra, shko, dhe mos u kthe përsëri
Merre me vehte kovid nëntëmbëdhjetën
Kjo Botë është në luftë për Paqen, a e di?
Edhe mbi lotin, ka mbjell çdo herë Jetën!
 
 
 
“Më zënç buzën”
 
“Më zënç buzën” thuhej nga gjyshllarët tanë
Nga ta dinim atëherë, kuptimin e kĕsaj fjale
Sot, buzë e hunde i lidhëm vet, anë e mbanë
Sa për sytë, daale- daale-daale…
 
 
 
Zhgënjim
 
“I morën trurin” dhe ikën
Boshatisur e gjetën në kthim
Paskësh qenë depozitë
S’paskësh qenë burim!
 
 
 
Zonja vdekje
 
Merri ata që ndotin këtë Glob
Ata që jeten nuk e meritojnë
E pse më duhet mua edhe ty kob
Te njëjtin ajër të frymojmë?!
 
Po ti zonja vdekje je e verbër
Rrëmben e zgjedh njerezit që Do
Përzgjedh e merr ata që kanë emër
E lë të jetojnë ca, do si do…!
 
Lufta e tretë ka filluar
Me emrin Pandemi
S’ka nevojë të dalësh në llogore
Ka nevojë të jeshë në prapavi’…
 
 
 
***
 
Nuk kam fjalë për të thënë, më asgjë
As ti mos fol,në më do akoma mua
Lëre heshtjen që midis nesh ajo të fle
Edhe mungesĕn kur ëshrë e jotja unë e Dua!
 
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s