Kalendari poetik: Alfred de Musset (1810-1857) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Alfred de Musset
 
Kalendari poetik: Alfred de Musset (1810-1857)
 
U lind më 11 dhjetor 1810 poeti dhe dramaturgu i njohur francez Alfred Louis Charles de Musset-Pathay, i njohur shkurt Alfred dë Myse, një nga përfaqësuesit e shquar të romantizmit letrar. Pasi studioi për mjekësi, drejtësi dhe gjuhë angleze, u bë një nga mbështetësit e romantizmit francez.
Një nga kryeveprat e tij është edhe “La Confession d’un Enfant du Siècle”, (një fragment e sjell sot për ju) me karakter autobiografik, i shkruar në një prozë poetike të mrekullueshme.
Shëndeti nuk qe i mbarë për poetin, vdiq i sëmurë dhe i harruar, pa mbushur ende 47 vjeç. U varros në varrezat në Père-Lachais, në Paris dhe sipas vullnetit të tij të fundit, nën një shelg. Shelgu ndodhet ende atje, mbi varrin e poetit. Ja një nga perlat e tij në 210 vjetorin e lindjes:
 
 
…POR KAM DASHURUAR…
 
Alfred de Musset
Burrat janë të githë gënjeshtarë, të paqëndrueshëm, me dy fytyra, llafazanë, hipokritë, krenarë dhe pa kripë, mospërfillës dhe qeflinj,
gratë të gjitha të pabesa janë, të shtirura, mendjemëdha, kurreshtare dhe të shthurrura;
Bota është një halé pa fund, ku më të shpifurat foka kacavjerren dhe mbi grumbuj balte shkrythen,
por është në botë një gjë e lartë, e shenjtë,
është bashkimi i dy qënieve të tilla, të papërsosura, të shëmtuara.
Mashtrohemi shpesh në dashuri, lëndohemi dhe trishtohemi; por dashurojmë dhe kur pranë fundit jemi, kryet kthejmë pas dhe themi:
Shpesh kam vuajtur, shumë herë kam gabuar,
por kam dashuruar.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s