Kalendari poetik: Emily Dickinson (1830-1886) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Emily Dickinson
 
Kalendari poetik: Emily Dickinson (1830-1886)
 
U lind më 10 dhjetor, 190 vite më parë, poetja e shquar amerikane Emily Elizabeth Dickinson. Shkroi rreth 1800 poezi, por vetëm nja dhjetë prej tyre u botuan sa qe gjallë; katër vjet pas vdekjes, në vitin 1890 e motra botoi përmbledhjen e parë poetike të Emilisë. Botimi i plotë i poezive të saj u bë vetëm në vitin 1955. Poezia e saj edhe në ditët tona duket moderne për nga stili, që s’para respekton rregullat e ngurta të metrikës, poezitë e saj janë të shkurtëra dhe të ngjeshura në ide; ja dy poezi prej saj:
 
 
TROKET ERA
 
Si njeri i lodhur era troket
Si zonjë shtëpie them: “Hyrë!”
Pa pyetur kush qe – futet shpejt
S’kam kohë ta shoh në fytyrë
E shpejtë, pa këmbë kjo mike,
S’kam përse t’i jap as karrike,
S’ke qysh i thua njëherë
Ajrit, “ulu në minder”
Trupi ashtu, pa asnjë kockë
E folur e saj si me ngutje
Si del njëherësh një trumbë zogjsh
Papritmas nga ndonjë kaçube.
Si dallgëzim kishte pamjen,
Me gishtat, ndërsa kalonte
Linte pas një melodi, si këngë
Çdo gotë prej saj tringëllonte.
Erdhi rrotull, gjithnjë fluturim,
Pastaj trokiti për të shkuar,
Me drojtje, por e kish me nxitim
Dhe mbeta sërishmi vetmuar
 
 
 
I DRUHEM NJERIUT FJALËPAK
 
I druhem njeriut fjalëpak,
Të heshturin kam frikë,
Llafazanit ia dal,
Ai që llomotit më zbavit.
Por ai që i peshon fjalët,
Kur tjetri s’të lë radhë,
Këtu…pak më ngadalë,
Hap sytë, do të jetë i madh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s