Kalendari poetik: Heinrich Heine (1797-1856) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Heinrich Heine
 
Kalendari poetik: Heinrich Heine (1797-1856)
 
Poeti i shquar gjerman Hajnrih Hajne u lind 223 vite më parë, si sot, më 13 dhjetor 1797 në Düsseldorf. Ishte një nga përfaqësuesit e periudhës së ndërmjetme mes romantizmit dhe realizmit. Rridhte nga një familje bankierësh dhe tregtarësh çifutë. Hajne nuk mundi të ndiqte të njëjtë rrugë si të parët e tij. E ardhmja e tij qe poezia, jo bankat. Në vitin 1825 braktisi fenë çifute dhe u konvertua në fenë e krishterë luterane. Ndrroi edhe emrin nga Harry në emrin gjerman Heinrich. Po atë vit mbaroi studimet për drejtësi. Udhëtoi në Angli dhe më pas në Itali, në Lucca dhe rrethinat. Pas vitit 1832 shkoi në Francë, ku takohej shpesh me mërgimtarët gjermanë si Ferdinand Lassalle, Richard Wagner ose me francezë të shquar si Balzak, Hygo, dë Myse dhe Zhorzh Sand. Atje dhe u martua. Vdiq në shkurt të vitit 1856 dhe u varros në Paris, në Montmartre. Fjalët e tij të fundit qenë në frëngjisht: “Zoti do të më falë. Është profesioni i tij.”
Sot përzgjodha këtë shqipërim nga ç’kam prej poetit gjerman:
 
 
FOL E DASHUR…
(Liebste, sollst mir heute sagen)
 
Fol e dashur, të vërtetën:
Mos je si ato vegime,
Që verës çmendin poetët
Me të shumta ëndërrime?
 
Por këto buzë mrekullie,
Këtë shkëlqim sysh që magjeps,
Këto ëmbëlsi prej fëmije,
S’i merr me mend asnjë poet.
 
Përralla me mbretër, lugetër,
Me shtojzovalle a gogolë,
Përbindsha dhe kush e di ç’ tjetër,
Këto mendj’e poetit krijon.
 
Por një si ti, kaq djallëzore
Nga pamja engjëll i vërtetë
Dhe këtej hiqesh engjëllore,
Kjo s’është punë për poetë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s