LAMTUMIRË DHIMITËR ! LAMTUMIRË MIK I DASHUR DHE PATRIOT I RESPEKTUAR ! / Nga: Leonard Bixhili

 
LAMTUMIRË DHIMITËR ! LAMTUMIRË MIK I DASHUR DHE PATRIOT I RESPEKTUAR !
 
Kjo e prëmte sot, me vranësira të theksuara, me re të zeza sterrë dhe shi, ngjan me të “prëmten e madhe” të javës së Pashkës, d.m.th. “ditë zie” ku “qan” dhe moti. Dhe vërtet për bashkëfshatarët e Dropullit, ku ishte lindur, për himarjotët nga kish origjinën, për shumë shokë, miq, kolegë pedagogë, shkrimtarë e poetë, sot është “ditë zie” mbasi ky virus vdekjepturës që ka mbërthyer njerëzimin për zverku, i preu nimën jetës edhe të dashurit të tyre e tonën, Dhimitër Jani Kokaveshi.
Dhimitri u lind në Gjirokastër. Origjina e tij është nga Himara. Mbasi mbaroi shkollën e mesme artistike “Mujo Ulqinaku” në Durës vazhdoi studimet universitare në degën Filologji dhe punoi si pedagog në shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër deri sa doli në pension. Ai ka botuar dy vëllime poetike në shqip “Stalakmitet” dhe “Fati i dritës” si dhe një vëllim poetik në greqisht “Metorites”.
-Ka fituar tre çmime të treta ndërkombtare.
-Ka marë pjesë në 16 Antologji në Shqipëri. Poezitë e tij janë përfshirë në dy antologji me autorë të minoritetit grek në Shqipëri të botuara në Greqi dhe Qipro.
-Dhimitri është i përzgjedhur në tre Antologji në Greqi me 50 krijues “Shkrimtarë dhe prozatorë të rinj grek” si dhe në Antologjinë amerikane “Golden Pen” ( Pena e artë) në krah të 113 poetëve të rinj nga e gjithë bota.
Me Dhimitrin u njoha para tre vjetësh. Unë në hapat e para, sa kisha botuar librin e parë, kurse ai i ishte futur kësaj rruge më herët. Bisedonim shpesh për gjithçka dhe mbi të gjitha për poezinë. Ai vazhdimisht më inkurajonte me fjalën e tij të ngrohtë. Dhimitri në të shkruar kishte një stil të veçantë. Vargjet e tij rridhnin si ujvarë. Ato shquheshin për brendinë, mendimin e thellë, mesazhet transparente dhe figuracionin e pasur. Shpirti i tij ishte shpirti i njëriut të mirë. Figura e Dhimitrit ishte figura e intelektualit të kompletuar. Dhimitri më bëri nderin e madh duke hartuar parathënien e vëllimit tim të dytë poetik “Pentagramet e shpirtit tim”. Ai ishte i pakursyer. Tani sa kish marë pensionin, të cilin nuk hariti ta gëzojë, duke lënë në mes dhe planet e shumta krijuese për të ardhmen, mbasi, siç më kish treguar, kishte për të sistemuar materialin e shumtë që priste sirtareve për të parë dritën e botimit.
Dhimitri, me dashurinë e madhe që ushqente për Himarën, kishte ngritur dhe shtëpinë e tij, “folenë e ëndrrave” siç shprehej, ku rendte shpesh, qoftë dhe për dy ditë, për t’u gjendur aty buzë detit me aparatin fotografik, mbasi ishte i apasionunuar mbas fotografisë, duke na përcjellë nga fbc. fotografitë e bukura me pamja nga Himara e tij e dashur.
Udhë e mbarë Dhimitër, miku im i mirë ! Nuk na la fati ta gëzojmë akoma më shumë miqësinë tonë. Mbeta borxhlli mbasi nuk t’a ktheva vizitën në “folenë e ëndrrave” në Himarë mbasi prapë na pengoi një fatkeqësi familjare. Këto ka jeta ….Qoftë i lehtë dheu ! Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, Valentinës si dhe fëmijve të dashur.
 
 

Nga: Leonard Bixhili

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s