Poezi nga Shpresa Ymeraj
juaji
peshqit e qumështit
ngrënë algën e turpit
vullkan i ftohtë
lumë e përrua
i juaji ta doni
i juaji ta keni frikë
i juaji t’i përuleni
Deti: Grua!
prelud i mbytur
Ronit(je)
drita pikon gjakun e verdhë
u prin udhëve të ngushta
të lakuara fshatit
nëpër gjëlpërëzat e pishave
humbas kujtimesh
më marrin në retinën e paqyrave të rrumbullta
anë udhe
sy të vetmuar kuajsh të egër
asnjë kalorës-thotë paqja që s’fle
duajsh gjysmë të ngrënë misri të tharë ku bluaj
vyshkje pas vdekjeje frymën
më pret?
shkrijnë e hapen së brendshmi
lulëkuqe
të reja
të fshihem
derisa të humbas
si je bërë?!
mos m’u përgjigj
mos eja më për ditëlindje
lumë anë udhe
digjet lëkura nën ura
si frikë
çikërra zjarre brejnë trupin
më nge
por ujë është destinacioni i tij
ujë
të fshihem
ti
përpara
pret
në një fushë-kodër të bardhë dimër
ngre në qiell kukuvajkat polare të dëborës
zbulon trupin e hapur plagë dy herë të dheut
n’legjendë
kështu ngadalë
dhjetorëve luftojmë kur ti
më jep dorën të të kaloj
derisa bëhesh erë e ngrohtë shiu
11 dhjetor, 2020