Andonis DH. SKIATHAS (Greqi) / Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Vangjel Zafirati

 
Andonis DH. SKIATHAS (Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi në Athinë në vitin 1960. Aktualisht jeton në qytetin e Patrës. Është poet, antolog dhe kritik letrar. Kanë qarkulluar 10 vëllime të tij poetike. Poezi të tij janë përkthyer në 12 gjuhë të ndryshme e janë përfshirë në botime antologjike në Greqi e jashtë saj. Ka shkruar artikuj studimorëdhe libra me esse për të cilat është vlerësuar me çmime të bndryshme.
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Greqisë dhe i rrethit të Poetëve. Ka themeluar, drejton dhe administron institucionin letrar “Lidhja e Poezisë” si dhe Çmimin për Poezinë “Zhan Moreas”.
 
 
ÇADRA E KUQE
 
Diku midis shtatës e tetës në mëngjez. Janar. Krishtlindjet akoma
nëpër sheshe. Uji kudo i harruar. Zonja Ilektra Stasinu
zbriti nga shkalla e madhe e mermertë e shtëpisë së lindjes dhe mbërriti në
qendrën e sheshit duke mbajtur një çadër të kuqe, dhuratë e
kontit Kapodistria për gjyshin e saj të pallatit Nikolla Stasinu.
E vetme, krejtësisht fillikate , duke mbajtur të hapur çadrën e kuqe
të madhe. Ju afruam me mënyrën e drerit që përkulet për
të pirë ujë. Zëulët i kënduam, zonja Ilektra nuk bie
shi.Ajo nuk na u përgjigj. Me të njejtin rritëm përsëritëm nuk
bie shi, zonja Ilektra.
U kthye e na pa me dhembshuri e dyshuese na u përgjigj: Kjo
çadër e kuqe është mbështetësja ime e vetme. Është mbështetësja ime
e vetme kjo çadër e kuqe.
 
 
 
LËNGATAT E KONTIT
 
Herën e parë mësoi
për tre vdekjet
e kontit Ioani Kapodistria.
 
Vitet në vazhdim
mësoi
për pengjet e huasë
të heroit të rezistencës
kontit Ioani Kapodistria.
 
Shumë më vonë mësoi
për vuajtjet noetike
të kontit Ioani Kapodistria.
Sot mësoi me saktësi
për distancën e qitjes
të vrasësve
të kontit Ioani Kapodistria.
 
Në të ardhmen ndoshta mëson
edhe për kontin
Ioani Kapodistria.
 
 
 
ULLISHTE
 
Fitimtari, kush është
më pyeti vajza ime
ndërsa formonte fryte
në trupin e saj.
Deshte të njihte
cili është ai që fiton
betejat në eksodet e frytshme
të viteve
të para e të dyta të lindjes.
 
Kush pra,
bashkëbisedon me të shenjtën vuajtje
të vdekshmit të pa plotë ?
 
I thashë se vetëm një është beteja
edhe ajo gjithmonë do jetë
e humbur edhe për mua por
edhe për atë.
 
Por ndryshimi midis nesh
është se ajo do ta shikojë fitimtarin
ndërsa do më plaçkisë
në ullishte të pa mbjellë.
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 

Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s