Donika DABISHEVCI (Kosovë) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Donika DABISHEVCI (Kosovë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Donika Dabishevci (1980) u lind në Prishtinë. Ka studiuar letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ka përfunduar masterin, duke vazhduar në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 2013 doktoron me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”. Donika ligjëron në njërin nga universitetet private në Prishtinë, ndërsa përvoja e saj lidhet edhe me media. Ka punuar në disa gazeta e revista, pastaj në Radio Televizionin e Kosovës. Në vitin 2017 ka themeluar portalin e lajmeve “Gazeta Observer”, e po ashtu që nga fundi i vitit 2019 edhe portalin për kulturë, letërsi dhe art “ObserverKult”. Ka botuar librat: ‘Krizantema të plasura’ (1996), “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015), “Kam me ardhë si deka” (2015), dhe “La tuarobinja” Romë, (2017.) Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës. Me poezitë e saj është prezantuar në festival vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa me punimet e saj shkencore në një numër të madh konferencash e seminaresh që kanë të bëjnë me fushën e Albanologjisë dhe Medias. Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frënge, turke, suedeze, rumune, bullgare, maqedone, serbe, etj.
 
 
MLLEFOSUN HANA N’TY
 
Shih, hana është dhezë
shigjeta dhimte plot mllef
dëshprueshëm gjuen n’ty
oxhaktë e shpijave
s’lshojnë tym prej mërzie
za fmijsh s’nihet mrena aty
 
Ngo, britmën e shelgjeve
fërshllimë t’egër
gjethet kanë marrë
piskamë e erës
qiellin plasaritë
mos qëllofsh udhësh
o i mjerë shtegtar
 
T’bajnë za
me e nxerrë atë zemër miu
prej sëndukut t’vjetër
ku e ke mshefë
me dalë prej burgut
që ja ke maru vetes
me marrë ni udhë,
me rrnu a me dekë
 
Unë i rri dashjes teme patundun
s’ke me m’pshtue
n’metsh mas ksajna gjallë
kur t’qetohet ajri
n’dalsh prej ksaj terrine
ke me ndi gulçimën e trupit t’marrë.
 
 
 
UDHËS KAH TI
 
Nisem drejt teje
si drejt preje
me t’u vërsulë
me t’u dhanë
e me t’lanë.
 
Por, nisi me u qetu bisha
e zemra me ba t’veten
tu’ u gzu se je k’tu veç për mu
e jasht meje nuk ekziston.
 
E nisa me ta puth synin ngadal
me t’ba t’lumtun n’kët’ mëngjes
me t’marrë e me t’dhanë
e me pa dillin mbi kry tuj zdritë veç për ty.
 
T’i du sytë e qeshun
edhe kur qiell e tokë lutesh me t’nxanë
du me t’pa k’shtu
ose si trofe t’varrosi me ritual pagan
e shnoshna prej teje
njiherë e përgjithmonë
 
 
 
N’LUG MALI
 
Hana zhdergjet poshtë malit
zdritë koliben e vogël me kashtë
bjen avujt e shelgjeve t’mallit
që i lkundin edhe eshtnat n’rrashtë
 
Shpirti m’zhvatet
tuj m’i shkulë gjembat
gjum’ t’lum’
nuk m’len n’qepallë
m’ban me i ndjekë
fërkem të e kuq t’andrrav’
trastë t’harrueme
t’tyne me marrë
 
Me hapë varrë t’lagshta dëshirash
tuj t’andrru rob n’hallka zingjirsh
ni gur t’madh me ta rrokullisë trupit
me t’u gjujtë si ulkonjë egërsisht
 
N’fushbetejë me ta matë burrninë
se s’du shpirtit kurrë bari me m’bi
des me i çelë sytë n’at’ lug mali
hallakatshëm tuj t’pa ty përmbi.
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s