Poezi nga Fatbardha Sulaj

 
Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Prit
 
Prit
aq sa mundesh të presësh, aq sa të thahet një gjeth dhe të çelë një tjetër.
Në qoftë se pas këtij cikli ti ende pret,
atëherë mos prit sërish, sepse je viktima e pritjes
dhe s’ do mundesh të njohësh veten.
Prit, por mos prit
në utopi, me hamendje, me sikur.
Jeta nuk pret, ajo nxiton gjithnjë, madje kur kupton që ti po pret ajo vrapon tmerrësisht.
Ajo e bën këtë sepse ti je verbuar prej pritjes.
Prit,
por prit me kushte, prit me zë, prit me rërë.
Kështu do kuptosh sa vlen pritja, dhe a kthehet pritja.
Prit por mos prit duke parë hënën, duke thyer yjet, duke fshirë qiellin, duke lindur dielli, sepse do bëhesh ënderrimtare dhe nuk kupton me që po pret e jeta të ka ikur duarsh.
Prit, por mos prit më shumë se të thahet një gjeth dhe te çel një tjeter…..
 
 
 
***
 
Një urë,
nuk mundi ta bashkonte Botën
pastaj u krijuan shumë ura
tani nuk shembemi….
 
 
 
PËR TË GJITHA DJET
 
Për të gjitha djet shpirti dhemb
për ata që ishin dhe s’ janë….
Për te gjitha djet
dielli më vjen ndryshe,
ndryshe toka më rrotullohet në sy.
Për të gjitha djet
që u shembën kohës,
fundit të detrave ku ruhen relike….
Për të gjitha djet
ku pema e jetës degët thyen
ndër mjegulla të çuditshme
me qenie të zymta,
ku si shtrigat e Salepit
trillojnë çdo ditë…
Për te gjitha djet
le të ndëshkohen fatet
dhe shpirtrat eremikë…..
 
 
 
***
 
Ngjan e braktisur,
kredhur muzgut,
diku kuqëlon ndryshku
diku reflekton e verdha e squfurit,
ajo është aty,
monument historik i braktisur….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s