Gëzueshëm K’shnellat! (DHJETOR 1972) – Poezi nga Josif Brodskij (1940-1996, Çmimi Nobel, 1987) / Përktheu në shqip Agron Tufa

 
Poezi nga Josif Brodskij (1940-1996, Çmimi Nobel, 1987)
 
 
 
Gëzueshëm K’shnellat!
 
24 DHJETOR 1972
 
Për K’shnella jemi magë, njëfarfeje…
Në pazar – mizë në lis – tan dynjaja.
Për një vazo hallvë kafeje
në rrethim të plotë bie dugaja;
me pakot stivë – gjindja nuk sheh:
çdokush ndjehet dhe mbret dhe deve.
 
Rrjeta, çanta, trasta, kaushë,
kapela palmuç. Kravata si fjollë.
Era vodkë, halorë e merlucë,
mandarina, kanellë dhe mollë.
Kaos ftyrash; humb udha tërthores
drejt Betlehemit, për shkak të dëborës.
 
Dhe shpërndasit e dhuratave festive
shtyhen në trasport dyerve në shtjella,
zhduken tremeve brenda avllive,
dhe pse e dinë: e zbrazët asht shpella:
as kafshë, as qingja, as Ai
me breroren e lame n’flori.
 
Zbrazëti. Por me mend te ajo
prej askundi derdh dritën Çudia.
Veç ta dinte Irodi: sa m’i fortë,
ma pashmangshëm afron mrekullia.
Rregullsia e kësaj përsëritjeje –
mekanizëm-bazë për Krishtlindje.
 
Dhe festojnë kështu, gjithandej,
shtrojnë tryezën në pritje të Tij.
Le t’vonohet pak ylli ndër qiej,
por vullnesa që shndrin mirësi
prej së largu duket ndër njerëz,
dhe barinjtë flakadanët i ndezën.
 
Bie borë; nuk tymojnë tymtarë mbi çati,
pingrrojnë. Tan fytyrat, si blanat.
Se çdo ndodhë askurrkush nuk e di.
Irodi pi. I fshehin fmijtë nanat;
na as shenjat s’i njohim – ka gjasë
ardhëtarin s’ka zemër q’e pikas.
 
Po n’korentin e derës, atë grimë,
prej të natës mjegullimë, fare beftë
shfaqet një figurë me pelerinë;
edhe Birin dhe Shpirtin e Shenjtë
ti, pa turp i ndjen, mirëfilli:
qiellin sheh dhe ndesh atje – yllin.
 
 

Përktheu në shqip Agron Tufa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s