Carol Ann Duffy
Kalendari poetik: Carol Ann Duffy 1955
Sot më 23 dhjetor mbush 65 vjeç Carol Ann Duffy, poete, dramaturge skoceze dhe pedagoge e letërsisë bashkëkohore në Manchester Metropolitan University. Ja një poezi prej saj:
ANIJA
Kur u largua
u bë e vockël fare
mu si lodër kalamajsh
në liqenin e parkut
ku shëtisnim bashkë.
Por më gjunjë rashë
kur e pashë të vinte
e bardha velë valvitej
me një tis të qelibartë
nga dielli i vonë
që ngjyente në bronx
valën q’e ngrinte lart,
kthehet anija ime
që sjell gëzimin tim.
© shqipèroi Maksim Rakipaj