Lalka PAVLOVA (Bullgari) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Dashamir Malo

 
Lalka PAVLOVA (Bullgari)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi në Pavel Banya, Stara Zagora Bullgari. Kreu studimet e larta në Universitetin e Veliko Tarnovo “St. Shën Kirili dhe Metodi ”. Ka punuar si mësuese e gjuhës dhe letërsisë bullgare dhe për shumë vite ka qenë drejtuese e studios letrare rinore “Pasqyrë” në shkollën e mesme në Pleven. Eshtë autore e 16 librave (poezi tekste, haiku, sonete, miniatura lirike dhe një poezi, monografi dhe kritikës letrare.
Ajo është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë; e Akademisë Letrare dhe Artistike Sllave, Varna; anëtare e redaksisë së almanakut “Moesia”; Është korrespodente e gazetës “Slovoto dnes” për Pleven dhe për dy mandate ka qënë kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve në Pleven. Ka fituar disa çmime kombetare dhe ndërkombëtare. Midis tyre veçohen; Çmimi i Nderit “Neofit Rilski” dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës Bullgari; Medalje dhe diplomës në emër të Elena Slobodyanyuk, Voskresensk, Rusi.
 
 
NJË KËNGË MIRËNJOHJE PËR GRUAN
 
Unë jam grua. Unë mund të bëj gjithçka.
Mund të mbjell grurë dhe ndez flakë
në pëllëmbën e një burri,
mund të ngroh shpirtin e tij vetëm me një vështrim,
në vend të gishtave mund ta përkëdhel atë me fjalë.
 
Unë jam një grua. Prej librave mitike
kam mësuar magjinë e dashurisë,
kjo më ndihmoi të ndërtoja një strehëz për atë,
madje larg rërës dhe t’a magjeps atë më tepër se vera.
 
Jam një grua. Brenda qënies sime mbart
qiellin dhe tokën. Pothuaj si një Zot.
Mund të vendos yje, ëndrra dhe lule mes nesh
dhe të lind jetën në qarjen e parë të fëmijës,
në agimin e hershëm.
 
 
 
BULKTHI
 
Mos vdis në mua, bulkthi im i vogël, mos vdis!
Është kaq herët dhe këtij rrëmeti duhet të tentosh,
Duke vështruar për pusullën tënde në shpirtin tim qetohem,
për dimrin dhe borën e madhe duke mos menduar.
 
Mbajta ca zjarr nga vera përvëluese ditën time të ngroh,
Nga bujaria e këtij ylberi rrëmbimthi mora një buqetë,
Të bëj ëndrrat e mia të lumtura këtë mbrëmje dhe gjumë të qetë
Sumbulla të shndritshme vendosa në pallton gri të ditëve,
aty të qëndronin përjetë.
 
Mos vdis në mua, bulkthi im i vogël, të lutem mos vdis!
Kjo verë indiane gjendet ende në vjeshtën e përlotur,
Mbushi kurorat e pemëve me këngët e tua të bukura,
Më jep këtë dhuratë mua dhe tufës së harabelave.
 
Gjatë gjithë natës u enda për të mbjellë të bukurën,
I vetëm shpirti im zbatharak pellgjeve u pllaqurit,
Nëse qëndron me mua, do të ndjehem si në shtëpi,
Sepse kënga jote është një vezullim i brishtë kozmik.
 
Këndo, i vogëlthi bulku im, të lutem mos u ndal!
Na ndihmo të jetojmë dhe ngrohtësi na fal,
Deri sa të këndosh në mua, unë nuk do të vdes,
Unë do të jetoj deri sa ti këngë dhe frymë të kesh.
 
Solli në shqip Dashamir Malo
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s