Anton GOJÇAJ (Mali i Zi) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Anton GOJÇAJ (Mali i Zi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Është shkrimtar shqiptar në Malin e Zi. Ka studiuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet postdiplomike dhe ka magjistruar.
Ka botuar disa libra: vëllimin poetik “Poezi”, Tuz 2001, ribotuar me titullin “Dëgjohet një violinë, në suferinë…” në Lezhë më 2011. Ky vëllim është përkthyer në gjuhën angleze, në SHBA, me titullin A violin is heard flowing in a torment”, botuar dy herë, 2012 dhe 2018; Përmbledhjen me tregime “Qengj i harruar në mal”, Prishtin 2003, ribotuar në Ulqin me titullin “Ndërmjet kapakëve”, 2010. Romanin “Passio” në tre botime në shqip (Prishtinë 2004, Lezhë 2009, Podgoricë 2015) dhe një në gjuhën malazeze, me titulin “Pasija”, Podgoricë 2015. Dy libra studimorë: “Tema e heroit nacional në letërsi”, Prishtinë, 2004 dhe “Proza letrare e Anton Harapit”, Prishtinë 2007. Dy libra me vështrime letrare dhe recensione: “Shija e librit”, Prishtinë 2009 dhe “Biblioteka e Hirushes”, Letërsia shqipe në Malin e Zi, Ulqin 2011. Poezitë dhe tregimet e tij janë përfshirë në disa antologji në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Aktualisht, jeton në Tuz dhe punon në Podgoricë.
 
 
MAZO-HIST-ORI
 
një formulë dekonstruksioniste
mu dashka ta mësoj përmendësh
por në maje të gjuhë ndiej
shijen e semantikës së rrejshme
 
në kafenenë HISTORIA
më ofrojnë lëng të prodhuar
në makinerinë për
përpunimin e ADN-së
 
riformaton gjakun dhe kujtesën
më thotë kamerieri histerik
për kundërindikacionet
asgjë nuk më thotë
 
duke imituar koreografinë e albatrosit
gravitetit ia abstrakojnë themelet
 
në katalogun cinik të numrave
rrezet e dritës regjistrojnë
këmishat e ridisenjuara të gjarpërinjve post-historike
 
derisa mendjet e petrifikuara
me etjen e tantalit i lëpijnë
kupat e helmit plutoninan
 
gjithësia vazhdon të rritet
e mua mëngatërrohen këmbët
në kërthizën time
 
m’u dashka të shkëputem prej teje nënë
që të të mbroj nga edipi i riprogramuar
 
 
 
THEATRUM MUNDI*
 
 
Nën bërlogun e qokthit
këmisha e gjarprit bën rojë.
 
përreth – një samar breshke në dekompozim
varreza e ferra – përshesh
dhe një kishë…
ku më s’ çohen meshë.
 
I mbështetur në rrasën e altarit të dikurshëm
me një fije bari ndër dhëmbë
një iriq autokton këndon:
 
“Tara-vara tara-vara
e ka marrë djalli përpara
emri i zonjës që u ka dhënë gji
brenda natës nga libri u fshi!”
 
Duke dëgjuar suflerin e kuptoj
se në mes të shfaqjes skenarin po e ndryshojnë
zonjën me sy të lidhur
publikisht po e dhunojnë.
 
Shikuesit syplasur
duar- dhe këmbë-trokasin.
 
Ahhhh!
 
____________________________
*Këto vargje u inspiruan pranë rrënojave të kishës mesjetare në Lug të Kishës – Dubravë, në Hot (Mal i Zi).
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s