Eugen URICARU (Rumani) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020 / Solli në shqip Vangjel Zafirati

 
Eugen URICARU (Rumani)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi më 11 Nëntor 1946 në qytetin e vogël Bacau të Rumanisë. Në vitin 1971 përfundoi studimet në Fakultetin Filologjik të Univeristetit Cluj-Napoca, në degën e Letërsisë Italiane e Rumune.
Eugen Uricaru ishte kryeradaktori i parë i revistës letrare “Echinox” ku nga faqet e saj u promovuan personalitete të rëndësishme të letërsisë e kulturës rumune. Nga viti 1971 deri në vitin 1990 punoi si redaktor në revistën “Steaua” e në vazhdim (1992- 1997) atashe kulturor i Ministrisë së Jashtme të Rumanisë në Athinë dhe Romë. Për periudhën 1997- 2001, shërbeu Sekretar i lidhjes së Shkrimtarëve e nga viti 2001- 2005, N/Kryetar Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Nga viti 2005 e në vazhdim është Kryetar i COPYRO.
Ka përkthyer në gjuhën rumune autorë si Aleksandr Soljenitin, Curzio Malaparte Italo Calvino, etj. Libra të tij janë përkther në gjuhët gjermane, italiane. Frënge, sërbe, humngareze, kineze, vjetnameze. Për veprën e tij letrare është vlerësuar dy me çmimin e e Akademisë Rumune si dhe me çmimin Ndërkombëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve “di Balkanika”.
 
 
Në Atdheun tim
 
Gjatë jetës time,
Por akoma edhe para saj, akoma,
Shumë njerëz në vendin tim
Janë vrarë me pushkatim,
Në një betejë, ose nga uria apo nga etja.
Në varësi më shumë, nga personi dhe shfaqja e vdekjes.
Disa nga ata,
U munduan të thonë
Diçka.
Nuk qe asgjë e rrezikshme nga ato,
E megjithatë, të gjithë i vranë.
 
 
 
AKULL I HOLLË
 
Kujdes, zogu im, se ku shkel-
I tha nëna, nëna më e mirë në botë.
-Mos shkel sipër akullit të hollë-
Në kokën e tij zukasnin një luzmë bletësh,
Një milion milingona ecin nën lëkurë.
Bota rreth nesh ishte e lagësht dhe e ngrohtë,
Ashtu siç dëshironte të qe, por tek ai
Asnjë nuk e kontrolloi të shikojë
Se si ngjan akulli i hollë.
-Kujdes mbi kë mbështetësh kur ecën-
Por ai, më shumë fluturonte, sepse ndiente
Se i zmadhoheshin flatrat
E nuk e dinte se uji ngrin.
-Kujdes, i dashuri im, akulli vjen pa e pritur-
Ndërsa ai që s’dinte të notonte,
Shkujdesur ecte mbi ujë.
E ndoqën me sy e thoshnin – do lodhet-
Disa herë luteshin akoma e për këtë.
-Do lodhesh- pareshtur njeri- tjetrit vazhduan ti thonë.
 
 
 
TEK NE NË BALLKAN
 
Oh, sa të gëzuar që janë fqinjët,
Kur u vëmë zjarr shtëpisë .
Çatia mes flakësh digjet
Të shndritëshme.
Duke u mburrur nga gëzimi i madh, atëhere
Kur ata fituan
Gjithë qëntë tanë pasi helmuan. Mrekulli.
Ishte e mrekullueshme kur na vranë dhinë,
Edhe lopën. Misrin që na vodhën
Ditën me diell.
Pas gjithë këtyre
Menduam se qe rradha jonë
Për tu argëtuar.
Lamë mënjanë të gjitha dilemat
E që argëtimi të qe sa më i plotë
Ndotëm burrimin e tyre të ujit. Asgjë nuk lamë
Nga shtëpia e tyre
Gur mbi gur nuk mbeti.
Tani rimë e vështrojmë
Njeri- tjetrin.
E dimë se çdo ndodhë në vazhdim,
Një lloj bajrami tek i cili
Ata që do vdesin të parët
Do gëzohen sepse nuk do duhet më të shikojnë
Se gjithçka do përfundojë.
 
Përktheu në shqip Vangjel Zafirati
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s