Kaltrinë UKA (Kosovë)
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
Kaltrinë Uka u lind në Mitrovicë. Aty kreu shkollën fillore, gjimnazin dhe studimet në Fakultetin e Edukimit. Përmbledhjen e parë e ka botuar në vitin 2019, me titull “Ju bâj sogje”. Poezia e saj është vlerësuar shpesh me çmime letrare. U shpërblye me: Çmimin e dytë në konkursin “Fjala e gurit” – Vushtrri, më 28.08.2018; Triumfoi me Çmimin e parë “Ibrahim Rugova” në konkursin e poezisë “Ibrahim Rugova” organizuar nga KL “Podguri” në Istog, më 15.09.2018; Me Çmimin e tretë u shpërblye nga KL “De Rada” – sektori i të rinjëve- Ferizaj, më 21.03.2019; Në konkursin “Ora e Agimit”- Podujevë është shpërblyer me Çmimin e dytë, më 18.05.2019; Me Çmimin e Parë në konkursin “Sofra poetike 2019” – Vushtrri, 19.07.2019. Ndërsa me mirënjohje është shpërblyer nga: Manifestimi Tradicional Letrar “Ora e maleve” për kontributin e dhënë në Edicionin e dhjetë jubilar, në Rozhajë, më (2018); Shtëpia botuese “Menada” – Tetovë “Për ardhmëri poetike” në Takimet poetike në Sharr (2019), etj.
KTHEHU PËR HATËR T’ HANËS
Me netë t’tana nuk po flen rahat hana pa neve rojtarët e saj,
s’po bjen n’herezi ma e m’sheft mas reve tinëz t’lumtun me na pa
veç hajde e shihe prej ktu se si asht ba, asht dremit…
Mu malli po m’rigon si shi e po rri mas grilave,
n’andrrat syqel t’mesnatës n’apogjeun e rremë po luhatna
po s’po asht boll
durt mikluese me përvinu kadal ftyrën tane
nuk po munen me durue duerkryq
Natë orgjie po baj n’nimfen teme
sarhosh n’theqafjet drejt mirazhit tan po eci
tafti-bafti! edhe t’koft zgrip i jetës,
imazhi yt joshes po m’babëzit teslim po bahna
se m’asht sekrecion i trupit
menzi hana po m’nal vikamen harbute kur po shuhesh si meteor
pa mujt me t’nanurisë si du un’
Kallamishte jam ba pa ty, kurm
suvalë kujtimesh që po m’marrin…
tangjent që m’prek n’pikēn tem t’dobt, n’ty
E vetmja hana po kuis kit eremit naiv e as nuk po kotet
po m’ep stërkalë shpresash që kem me ken bashkë
tymtajë po ma ban menen
shtërzime pa dobi, për mu t’pashpresë!
S’di edhe sa do mahet stoik ky shpirti jem maraz pa ba naj hata
prej mungesës tane napalm…
Mos e shti n’mëkat hanën me ba alibi t’rreme për mu
kthehu për hatër t’saj
NDEZI E NDALI YJET, PRISHTINË
Erdha Prishtinë t’i ndezë e t’i ndalë yjet
dhe t’baj tri herë ma t’bukur se ç’je
Erdha! Erdha nji lumë ta shpikë
të t’qep peizazh shirash me nji fije re.
Erdha t’takohena e s’takova njeri
qenkam harrue, a qenke harrue
Kush e ka harrimin ma t’moçëm, s’e di:
Unë? Ti? Dashunitë e ndalume?
Përmbi zekth mos ‘mbijë drithërimë
për kokërriza gzimesh mi ruej lot’
kur qiellit tand t’flatrojë nji shpendmirë
mos ta përzë era nji zemër zog.
Erdha takohena me lule në buzë
mbi petale reshi borë; gjymtyrëngrirë
oj, lulja ime, oj! e agujve flokëkuq
gjëmim i çarë i dashurisë së mërdhirë.
Askush s’e pa në ç’lumë reshi shiu
si u shndërrue reja në fije malli
të gjeta Prishtinë si nji mallëngjim;
ndezi yjet ndezi! Ndezi e ndali!
Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020