JENI KTHYER NË KORBA / Tregim nga Mehmet Rrema

 
Tregim nga Mehmet Rrema
 
 
 
JENI KTHYER NË KORBA
 
Frynte një erë e fortë por e ngrohtë atë mëngjes në sektorin e pestë të,kooperativës së tipit të lartë.
Thoshin se do të binte shi. Ishte mesi i korrikut dhe shiu pritej si një dhuratë e çmuar nga natyra. Ah, sikur të bijë, do të ringjallë gjithësinë e cila po vuan nën thundrën e thatësirës. Plot dy muaj nuk qe dukur as edhe një re në qiell e jo më shiu. Pompat e vaditjes punonin pa ndërprerje për të nxjerrë ujin, i cili kontrollohej nga specislistët e bujqësisë me kujdesin më të nadh. Vlerësohej pika e ujit, sikur të ishte një pikë qumësht. Pa ujë nuk rritet as edhe një fije bari, thoshin, prandaj asnjë pikë të mos shkoi kot. Ndoshta shprehja popullore “Si uji i pakët” nga këtu e kishte marrë domethënjen.
Rexhepi, pat ardhur herët pranë zyrave të sektorit të,pestë. Vajzën e tij pesëvjeçare e kishte të sëmurë. Përveç ilaçeve,të cilat doktori, një mesoburrë vinte dhe ia bënte vetë çdo ditë në orën e caktuar, me korrektësi të lartë, i pat thënë që të mund t’i siguronte dhe lëng mish viçi, si më i miri.
Qëndronte aty, ulur në një gurë dhe priste të vinte përgjegjësi i sektorit. Duhej të merrte një urdhër nga ai për të mundur të merrte mishin e kërkuar. Prapa magazinës, jo larg nga mensa, ku do të “shitej” mishi, nxitonin ta përgatisnin sa më parë viçin e therur. Nikolla qëndronte në këmbë dhe dukej shumë i mërzitur. Forca, u thoshte se nuk kam kohë të pres. E keni marrë porosinë qysh dje mbas dite. Duhet ta kishit bërë gati me kohë. Njëri nga punëtorët që ishin angazhuar me rjepjen e viçit e pa shtrembër. U ngrit në këmbë dhe i tregoi duar e lyera me gjak. Dukej sikur donte t’ia fshinte në fytyrë. Shko e prit në makinë, ti. Kemi brigadierin dhe përgjegjësin tonë, tha me një ton disi të ashpër. Ndoshta po të mos ishta ai, Nikolla, do të thoshte, ne nuk kemi një kockë mish për ta lëpirë një i sëmurë, kurse ata atje lart vijnë dhe marrin një viç të tërë.
-Edhe unë kam përgjegjësin tim. Ky duhet të jetë në qytet brenda orës dhjetë e gjysëm. Mua më duhet gati një orë për të shkuar deri atje. Nuk pret shoku Sh. E di ti ku do të shkojë ky?-
-Mua nuk më intereso ku shkon e ku përfundo. Bëj punën që më kanë ngarkuar, tha tjetri, i cili dukej se më shumë se me Nikollën, Nikollë servili e thirrnin, ishte i mërzitur me shokun Sh. Nuk kalonin dy muaj që ai të mos dërgonte shoferin e tij në sektor, dhe po të dukej ai, dihej se nga magazina do të dilte djathë, arra, mish. Edhe mjaltë kishte marrë një herë, një bidon pesë kg. E pat pa me sytë e tij. Po ashtu herë pas hete vinte dhe prokuror Zefi. I tmerrshmi, i egëri, ai që të detyronte të pranoje edhe atë që nuk e dije po të fuste në zyrën e tij. Shumëkush, jo pse kishte bërë ndonjë gabim, se faj jo e jo, por kur e shikonte se ai kishte zbritur në sektor, largohej për të mos e pa nga afër fytyrën e shtrembër,të nxirë,sytë e çapëlyer të prokurorit, i cili edhe pse vinte në magazinë, kooperativistët largoheshin nga qendra e sektorit. Kooperativistët e dëshironin mishin, por duhej të sëmurej ndonjë bagëti, që veterineri të urdhëronte therjen apo të vinte ndonjë festë.
Rexhepi priti sa priti, e përgjegjësi nuk erdhi. U afrua tek ata që bënë gati mishin.
Po ti Rexho, pse paske dalë, e pyeti njëri, kur ai qe afruar fare pranë. Shikonte mishin e rjepur me kujdes. Një kilogram, i duhej sa për t’i bërë lëng për një javë vajzës së sëmurë. Një kilogram mish, ndoshta, vlente më shumë se ilaçet që merrte në farmaci. Doktori ia tha. Ia tha me shumë rezervë. Edhe ai e dinte çdo të thoshte një kilogram mish. I kishte dhjetë pula, por doktori i këshilloi mishin e viçit. E doktori e di çfarë duhet e çfarë nuk duhet, thoshte me vete, ndërsa shikonte mishin. Aroma e mishit i vinte deri tek hundët. Ushqehemi me aromë, tha me vete, dhe kafshoi gjuhën edhe pse nuk pat nxjerrë zë. As nuk duhet ta mendoj këtë
Po pres përgjegjësin; më duhet një kilogram për…
Jeni kthyer në korba, tha Nikolla. Edëgjoni erën e mishit një ditë para se të theret.
Ne jemi njerëz, e njerëz të mirë, nuk jemi korba, ujqër e as çakallë, tha Rexhepi pa e fshehu inatin.
Ky do të shkojë komitet, atje, e kupton? Ndoshta, veterineri, meqë ti paske hall, ja ven thikën ndonjërës se, gjoja, është e sëmurë,siç bëni zakonisht
Të thashë, shko e futu në makinë a ku të duash, mos na rri si xhandar mbi kokë, e kërcënoi Ndoci, ai që i pat folur më parë. Nuk dua të shikoj këtu. Ke punë në mensë, atje shko e ha ndonjë pjatë përshesh se të merr urija rrugës. Nikolla e shikoi me inatë, uli kokën dhe u largua si një kone kur i tregojnë shkopin.
-Ç’të duhet që kapesh me të, i tha Gjeta. Ai shkon e ja thotë të gjitha kryetarit
-E di, por nuk i duroj këto servilët. Është një copë shofer e na sillet si xhandar, vetëm se është shofer i kryetarit. Ky ka vajzën sëmurë, ai na quan korba, kurse ujku e çakalli, e hanë, pa e peshuar. Shikoje a do ta peshojë kush?
Tjetri pa një herë rrotull. Vetëm ata të tre e Rexhepi që pat kthyer kurrizin gati për të ikur.
-Rexho, eja këtu, i foli dhe hoqi një copë goxha të madhe nga qafa.
-Mos, foli Rexhepi. Nuk bën
Tjetri mbështolli mishin me një copë letër që grisi nga një thes çimetoje i boshatisur e, që, për fat u gjend aty. -Merre, e kujdes mos të shikojë Nikollë spiuni. Shko tek mensa e paguaj, të jemi të pastër nga kjo pikëpamje.- Rexhepi hezitoi, por ata i folën të tre njëherësh. Ec Rexho, mbaro punë, se ne e kemi rritur këtë viç që e han ujku qytetit. Mjafton mos të vjedhim siç bëjnë të mëdhenjtë. Rexhepi e mori, e futi poshtë xhaketës dhe u largua. Kuzhinierja e peshoi, ja mbështolli mirë që të mos binte në sy. Kujdes, tha. Kujdes nga Nikolla se mua më heqin nga puna.
 
***
 
Qe një ditë e zakonëshme shtatori. Ditët e nxehta të gushtit patën nisur të kapitullojnë, e vendin e tyre, ta zënë ca ditë, disi më të freskëta. Rexhepi, e bën rrugën nga fshati deri në qytet çdo ditë. Zakonisht rreth katër kilometra që është kjo rrugë e bën me fugonin e linjës jo pse tani nuk është më i ri, por i duhet të sjellë në qytet qumështin që mjel nga lopët. Ferma e vogël që ka ngritur me katër lopë nuk e len të vejë dhjamë si disa të tjerë që, sapo zgjohen më mëngjes, telefonojnë njëri tjetrin për t’u takuar në kafe. Rexhepi zgjohet shpejt, ushqen e mjel lopët dhe niset për të shitur qumështin. Ka klientë të rregull e nuk qëndron gjatë, vetëm nganjë herë kur ndonjë klient nuk vjen, apo kur ka mjelur më shumë, ai mund të vonohet duke pritur të shesë atë që i tepron. Kështu ndodhi atë ditë shtatori. Pasi pat furnizuar klientët i mbetën ca litra pa shitur. Qëndroi tek vendi i tij i zakonshëm. Mbushi ca shishe që t’i kishte të gatëshme. Kalonin njerëz, ndaloheshin, shikonin e nuk merrnin. Ashtu si në një rit fantazmagorik, njerëzit, para se të blejnë një shishe qumësht, që kushton njëqind lek, mendohen gjatë. Ironi e kohës. Paradokset e qytetit tonë. Disa nuk mendohen fare,kur në grupe futen në kafe,dhe që më mëngjes vejnë përpara gotat me pije a shishet e birrës, e disa të tjerë kruajnë xhepin, numërojnë qindarkat, para se të marrin një shishe qumështi. Ndonjëri e shikon me kujdes. Don të shikoi dhe ngjyrën e qumështit në shishe. Ndoshta arrin të dalloi se qumështi pak më i trashë e ka ngjyrën pak me të zverdhur. Mendon se në ato pak gram yndyrë, mund të shtoi një apo dy gota ujë, pa ia dëmtuar shijen. Një nga ata, Nikolla,duke ecur ngadalë, duke vështruar si i painteresuar çdo shishe, vjen e ndalohet para këmbëve të Rexhepit. -Rexho, paske dalë me qumësht sot?
-Dal për ditë, po sot, më tepruan, këto, pasi furnizova klientët.
-A ke krijuar fermë dhe klientë të rregullt?
-Fermë jo, po sa për të ecur përpara.
Nikolla fut duar në xhrp. Do të blejë, po lek nuk ka. -Oh, paskam harruar portafolin në xhaketën tjetër,do t’i kisha martë unë, dy shishe, se e di që ti ke qumësht të pastër. Shumëkush, e nxjerrë qumështin, pa i la shishet, dhe kur e përdorim, ose i vjen erë koka kolë, fanta, apo edhe më keq. Shikonte shishen dhe nuk bënte as hap para as mbrapa. Rexho e kuptoi se ai nuk kishte lekë. Eh, tha me vete. Dikur, kur ne që mjelnim qumështin nga lopët e kooperativës merrnim një filxhan qumësht për frymë, ky zinte djathë në shtëpi, sot sillet pazarit, e nuk ka njëqind lek për një shishe qumësht. Kjo është jeta. Ky është rrotullimi i jetës, i botës që thonë se bota rrotullohet. Unë në atë kohë, kërkoja një kilogram mish për vajzën, ndoshta ky kërkon një litër qumësht për një nevojë të ngjashme me hallin tim. Ndryshim gati nuk ka. Halli është hall. Është imi yti apo i atij, ai nuk ka vetë. Është hall, djeg, dhemb, përvëlon, të ul në gjunjë… Atëhere, mungonin mallërat, sot mungojnë paratë. Ndryshimi qëndron vetëm në faktin se sot shumëkush pret nga shteti, e shteti pret nga populli, atëhere shteti mbahej nga populli dhe thuhej që shteti ishte populli, edhe pse në drejtim kishte nga ata që quhen varrmihës, por qenë shumë të kamufluar. Ky iku nga fshati se e mendoi jetën më të lehtë në qytet, por edhe qyteti ka hallet e tij. -Merri dy shishe, Nikollë, merri. Nuk dua lek nga ti-. Nuk bën të pres që ky të më kërkoi dy shidhe qumësht, mendoi me vete. Jo, nuk është në nderin tim. Duket sikur unë po kërkoj të pasurohem.
-Do të dalësh nesër, t’i sjellë se unë nuk marr qumësht pa para.
-Të thashë t’i jap pa para. Nuk bëhem zengjin unë për dy shishe.
-Eh, kemi qenë shokë të mirë, tha Nikolla si për t’i bërë qefin. Më bëhet qefi që paske ecur përpara.
Rexho e pa. U mendua pak. Nuk kam ecur Nikollë, jo. Nuk jemi ne që ecim. Ne jemi në ato ujëra ku kemi qenë. Kanë ecur ata që ishin. Ndoshta kjo është një mënyrë trashgimnir. Për dreq iu përfytyrua ajo ditë kur ai pat dalë në sektor pët një kilogram mish. Nikolla e pat ofenduar rëndë. Ndodh shpesh të gjendemi para dikujt, për të cilin na ka mbetur një peng. Gjendemi në një kryqëzim. Nuk dimë, nëse duhet ta rikujtojmë apo ta lëmë në kutinë e harresës. Një instinkt i çuditshëm dominon ndjenjat tona. I tillë qe edhe i rast kur Nikolla e pat quajtur korb. Nuk duroi. Nuk e komandoi veten. I foli. Ndoshta njëqind herë mund ta kishte takuar e të mos e kujtonte, e të mos ia përmendëte. Ndoshta shumë do të pendohrj, por nuk i përballoi tundimet. Të kujtohet ajo dita kur more viçin në makinë dhe e çove në qytet?
-Cila? Nikolla nuk donte të zgjatej. E dinte se Rexho mund t’i përmendëte sjelljen e tij.
Eh, Nikollë, kështu është kjo botë. E di se ti në atë kohë ke dërguar më shumë mish në komitet se kemi ndarë ne në sektor. Nuk ishte faji yt. Të urdhëronte kryetari. Ishte kryetari që donte të bënte karrierë me mallin tonë. Unë atë ditë kërkoja një kilogram mish se kisha vsjzën sëmurë. Është ajo ditë kur Ndoci gati sa nuk të qëlloi. Kisha hall. Ti e ke harruar se nuk të dhembte gjë, ndërsa mua më dhembte shpirti. Ti në atë kohë ishe shoferi i kryetarit dhe nuk të mungonte gjë në shtëpi, por për dreq të mungonte shpirti. Neve, na mungonte gjithçka, përveç shpirtit, por edhe atë e kishim të vrarë. Ti më thoshje t’i them veterinerit për mish, por e dije mirë se ai nuk mund të therte një pulë pa leje, jo një viç. Mjaftonte një sinjalizim nga dikush dhe…, po, po, sigurisht mund të shkonte në hetuesi. Zefi ishte gati. Të kujtihet çfar i bënë Gjetgjit për një trug plepi, gati e arrestuan. Një trug që ia dha Kolës se do të ziente raki. Shpëtoi për fije të perit. Kështu ishte. Nuk qe faji yt e shokëve tuaj. Ah, ju mund të kishit pak më shumë shpirtë të mirë. Jo se do të më jepje mish ti, por ai krahasimi me korbat nuk më takonte as mua as e shokëve të mi. Unë e mora dhe e pagova një kilogram e gjysmë. Pagova lekët tek mensa. E preu Ndoci nga qafa dhe ti e as ai në komitet nuk keni kuptuar gjë.
Ti më vrave fare, tha Nikolla. Më bëre pretencën më shumë se të ishte prokuror Zefi.
Akoma flet me respekt për atë? Nuk qe njeri për të pasur respekt. Edhe ai e ka mbushur disa herë makinën në magazinën tonë. E kam pa vetë, kur i merrte thasët me arra, fasule, merrte djathë. Nuk merito. Jo pse merrte, por nuk paguante asnjë qindarkë, e për të tjerët… Të kujtohet magazinjerja, e dhkarkuan se i qenë dëmtuar nga lagështira dy thasë fasule. Ishte ligji. Të dënonin për një defiçit për treqind lek, ndërsa prokurori e shokët e tij i detyronin..
T’i thashë këto fjalë se do të më mbrtej një gurë në zempr po të mos të t’i thoshja. Jam munduar ta harroj atë ditë, por nuk kam mundur
U qetëdove tani, pyeti Nikolla.
Po, tani ndjehem i qetë.
Këto, të t’i lë, apo të sjell lekët nesër
Jo, të mos i lëshë, e sa lekët, nuk do të m’i sjallësh. Kur të kalosh, po të qëlloj që të kem, do të të jap përsëri sa herë të kesh nevojë. Unë e di çdo të thotë të kesh nevojë. E kam ditur në të shkuarën, e di edhe në të sotmen. Ne jemi në ato ujra që ishim, ata janë ngjitur dhe më lart se qenë..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s