KUR POETI DREJTON GISHTIN… (Rreth poezisë së autores Tarana Turan Rahimli) / Nga: Mehmet Rrema 

 
KUR POETI DREJTON GISHTIN…
 
Duke lexuar një poezi të poetes nga Azerbayxhani, Terana Turan Rahimli,në pak strofa, nëpërmes fjalëve,vargjeve, vendosur bukur,nëpërmes metaforave të fuqishme mësova shumë gjëra rreth historisë së popullit azer. Një poezi shpirti që më kujton historinë e dhimbëshme dhe njëkohësisht të lavdishme të popullit shqiptar.
 
MUAJI I FJALS M MONTHERSIA
 
Ata të shqyen në copa dhe të hodhën te qeni, te ujku,
Kohë pas kohe ata ia shitën tokën e tyre një frikacaku.
Të pabesët flinin në hijen e trimave,
Ne nuk folëm, falje, Atdheu.
 
Ne u pajtuam me vajrat që na ndezën kokën,
Ne shpejt e harruam dje, shpejt u mësuam me të sotmen.
Ai gjak i pastër i turkut të madh ishte i përzier me gjak haram,
Gjeorgjian, arabisht, rusisht vazhdimisht ju rrahën,
Ju fituat çdo provë, nuk binit përsëri.
 
“Nuk ka asnjë pjesë në tokë”, i thamë armikut
Sa shtete kemi falur, falje Mëmëdheun.
Ata ju ndanë, Azerbajxhani im,
Shpirti im i plagosur, i flijuar në një zemër të thyer.
Më lër të mësohem, le të mësohem,
 
Tarana Turan Rahimli
 
“Ata të shqyen në copa dhe të hodhën te qeni, te ujku”
Që në fillim, poetja, me shpirtin e sajë të pastër si rrezja, si vesa e mëngjesit, me guximin që duhet të ketë një poet, drejton gishtin tek një grup i vogël njerëzish,por që në rrugën e tyre të zezë bëjnë shumë ligësi e pabesi, e i pabesi, si i pabesi,din vetë të mbjellë gjëmë e dhimbje. ,”Ata”…Kush janë ata? Çfarë bënë ata që poetja tregon me gisht.
“të hodhën tek qeni,tek ujku,” Pra pamëshirshmëria e atij grupi njerëzish është e madhe,e mbushur me urrejtje ndaj dikujt saqë atë “dikë”, pa mëshirë e dorëzuan tek qeni dhe ujku, e ata kafshë dihet se çfarë bëjnë. Por jo, atyre nuk u mjaftoi që t’a hedhin në gojën e kafshëve të tërën, pasi, ndoshta, ndiheshin se e tërë do të mund të,u bëjë ballë qenëve dhe ujqërve. “Ata”, para se t’a hidhnin në gojën e bishës, e shqyen vetë, e copëtuan, morën, sigurisht, atë që u duhej, më të mirën dhe çfarë nuk u duhej, e hodhën. Ja ku arrin shpirti i lig i njeriut!
“Kohë pas kohe ata ia shitën tokën e tyre një frikacaku.” Ja tek vjen vargu tjetër që plotëson të parin. Ata pasi e copëtuan një vend, në këtë rast një komb, Azerbajxhanin, pasi morën çfarë mundën, tokat e tij i ndanë, i shitën tek një tjetër,tek një ujk apo një qen i pabesë. Dhe historia njerëzore qenka e mbushur me raste të ngjashme. Më kujton kjo shitja e tokave të një kombi, historinë tonë ku për të plotësuar orekset e miqve të vet, superfuqitë e kohës e ndanë në pesë copa, e ashtu e ndarë, me plagë që kullojnë, është edhe sot.
 
“Të pabesët flinin në hijen e trimave,
Ne nuk folëm, falje, Atdheu.”
 
Ndoshta dikush do të thotë, si ka mundësi të ndodhë kjo e askush të mos reagojë ndaj këtyre padrejtësive? Sigurisht, ” ata” për t’a realizuar qëllimin e tyre të zi, më parë kanë përgatitur terrenin. Kanë gjetur në gjirin e popullit disa, pra ” ata” ua kanë mbyllur sytë në një mënyrë a një tjetër, me kolltuqe, para e ndoshta me kërcënime, e “ata”, sigurisht me një moral të sëmurë, janë dorëzuar me mënyrat që vetëm ata i dijnë më të shumtën duke mbuluar të vërtetën, duke nënshkruar marrëveshje të zeza, tamam ashtu siç bëjnë tradhtarët, të pabesët,plëngprishësit edhe në ditët e sotme. Mbi popull ushtrohej dhunë e terrorizëm për t’ia mbyllur gojën,sepse një popull sado të ketë revoltën e tij të brendëshme, ka nevojë për prijës, e prijësit ishin të shitur,kishin humbur shtyllën kurrizore dhe jetonin poshtë gurit duke vegjetuar si krimbi.
 
“Ne u pajtuam me vajrat që na ndezën kokën,
Ne shpejt e harruam dje, shpejt u mësuam me të sotmen.”
 
“Ata” nuk u bënë merak asnjë herë se mbi trupin e kombit ra perdja e zezë,ra gjëma,dhimbja e pafund ra hija e vdekjes. Jo atyre nuk u vite keq për popullin,mjaftoi të jetonin poshtë këmbëve të të huajt, shitën nderin dhe kombin. Populli zhytur në vuajtjet e tij të pafund, mes përpëlitjesh, i braktisur plotësisht reagon,por reagimet e tij nuk mund t’a ndryshojnë gjendje. Ai i këndoi kohës së bukur por kënga erdhi duke u zbehur. Poetja, në mënyrë protestuese thotë: u mësuam me të sotmen. Një thirrje mjaft elegante, kjo, se poetët nuk mund të pajtohen me vuajtjet e popullit të tyre. Ata janë kundërshtarët evparë të padrejtësive
“Ne nuk jemi përzier me të vdekurit, muajin e faljes Mëmëdheu.”
Ne nuk jemi përzier me të vdekurit, thotë poetja. Jemi të gjallë E i gjalli duhet të reagoi, kur është puna për atdheun. Ne nuk duhet të heshtim kurrë ndaj atyre që tentojnë të falin atdheun, se mbi atdheun poetët nuk besojnë as jetën e tyre.
 
“Gjeorgjian, arabisht, rusisht vazhdimisht ju rrahën,
Ju fituat çdo provë, nuk binit përsëri.
“Nuk ka asnjë pjesë në tokë”, i thamë armikut
Sa shtete kemi falur, falje Mëmëdheun.”
 
Ranë mbi këtë tokë shumë mënxyra. U derdh lumë gjak i pastër Azeri,u flijuan për këto troje,për t’u i mbrojtur nga mësyerja, e, ujqërit e qentë vinin nga të katër anët. Kush nuk provoi të shkeli mbi këtë tokë?
E kjo më bën të heq paralelen me vendin tim, e të nxjerrë konkluzionin se vërtetë në këtë shoqërinë njerëzore, drejtësi nuk paska e se për të shpëtuar nga kafshimet, nuk duhet lutur e shpresuar askund përveç forcës tënde sado të duket e vogël, kur në të vihet shpirti i pastër e dashuria për atdheun,çdo gjë arrihet
 
“Ata ju ndanë, Azerbajxhani im,”
 
“Ata” …përsëri poetja e nderuar Teana Turan Rahimli,ua drejton gishtin atyre. Ajo e ka gjetur dhe përcaktuar shkaktarin e dhimbjes e vuajtjes së Azerbajxhanit. Janë ” ata” që për shekuj nuk reshtën,për shekuj nuk u ngopën duke kafshuar mbi këtë tokë e mbi këtë popull, duke i shkaktuar dhimbje. Cili ishte faji i këtij populli që mbi të ranë gjithë këto gjëma? I vetmi faj ishte se ai kishte lindur e jetuar në trojet e tij, pa i’a lypur të keqen askujt. Askujt nuk i pat dhe nuk i ka borxh. E pushtuan,e maskakruan,ushtuan dhunë e gjenocid,vetëm pse ishte i vogël e i pafajshëm. Kjo është arësyeja që mbi këtë tokë, mbi këtë popull u bënë copëtimi,edhe për të kënaqur orekset e njëri tjetrin në kurrizin e lodhur të Azerbajxhanit.
Ju ndanë, thotë poetja… Ju ndanë pikërisht forcat e errata dalë nga fundi i botës bashkë me ca plangprishës pa shtyllë kurrizore vendas.
Azerbajxhani im! Çfar dhimje ndjen poetja kur përmend fjalën ndarje për popullin,kombin e vet. Ajo nuk mund t’a durojë këtë prerje të dhimbëshme në trupin e atdheut të saj, prandaj lëshon këtë thirrje që i del nga thellësia e shpirtit tamam siç i del thirrja nënës për vitin e saj “ah, biri im” “kush të vrau biri im,”? Dhe poetja thotë ” të ndanë Azerbajxhani im”!
 
“Shpirti im i plagosur, i flijuar në një zemër të thyer.
Më lër të mësohem, le të mësohem,”
 
Shpirti im i plagosur…,pra atdheu është shpirti i poetit siç është djali shpirti i një nëne. E atdheu i poetes ec, ec e nuk ndalet në rrugën e tij, nuk ndalet sepse i duhet të mbijetojë, të përballojë kafshimet, të ecë duke mjekuar plagët që historia e pafrejtë pronë e të fortëve, u shkakton të vegjëlve, por në fund, asgjë nuk mund t’a zhbëjnë kombin. Edhe Azerbajxhani i Tarna Turan Rahimli do të arrij të mjekimi plagët përderisa të ketë bijë e bija si poetja jonë.
“Nuk u mësuam kur digjeje, mos më fal, Mëmëdheu”
Në mbyllje, poetja thërret atdheun dhe i thotë. Nuk u mësuam me këto djegie e raprezalje e nëse ndonjë do të mësohet, do të pranojë çizme e rëndë
Mos më fal Atdhe. Asnjë falje nuk ka për ata që nuk vlejnë atdheun mbi gjithçka.
Urime e suksese pa fund poete e nderuar Terana Turan Rahimli!
 
 
 

Nga: Mehmet Rrema 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s