Olga Sjedakova
Kalendari poetik: Olga Aleksandrovna Sjedakova – 1949
Më 26 dhjetor 1949 u lind në Moskë Olga Sjedakova, poete, përkthyese dhe tregimtare ruse. Sjedakova është trashëgimtare e poetëve të mëdhej rusë të viteve ‘900, si Anna Ahmatova, Osip Mandelshtam, Velimir Hljebnikov e Josif Brodskij. Mbaroi fakultetin e gjuhësisë Llomonosov në Moskë për gjuhësi; filloi të shkruante që në moshë të re, por vetëm nga mesi i viteve ’80 filluan të botohen poezitë e saj në Estoni dhe Rusi. Poezitë e saj filluan të përkthehen pothuajse në të gjitha gjuhët evropiane dhe në kinezçe, por përmbledhja e parë me poezitë e saj u botua në vitin 1986 në Paris, kurse në Rusi në vitin 1989 doli libri i saj i parë. Kurse përkthimet e saj nga letërsia botërore kishin kohë që lexoheshin në të gjithë vendin. Ja njè poezi prej saj:
GUXIMI DHE MËSHIRA (СМЕЛОСТЬ И МИЛОСТЬ)
Dielli ngroh të mirë dhe të këqij,
toka s’është më keq tjetërkund:
shko në lindje në daç, a në perëndim
apo ku të të thonë,
pastaj, në të pëlqeftë, atje ku je rri.
Guximi anijet drejton
në oqeanin pa fund.
Mëshira mendjen përkund
si fëmijën djepi i drujtë.
Kush njeh guximin, edhe mëshirën njeh,
sepse të ngjashëm janë, si vëllezër:
guximi të hap hap rrugën në jetë,
mëshira bën gjithçka më të lehtë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj