Shtëpia  Botuese “ADA  publikon  vëllimin poetik ” Dashuria dhemb ” të autorit Halil Teodori dhe redaktim nga Demir Gjergji.

17911_10205135961831362_8243146216775930911_n

 

 Shtëpia  Botuese “ADA  publikon  vëllimin poetik ” Dashuria dhemb ” të autorit Halil Teodori dhe redaktim nga Demir Gjergji.

 
Redaktor: Demir GJERGJI
Korrektor: Albert VATAJ
Arti grafik: Jonida XHAFA
Ballina: Gerta BESHIRI
Foto e autorit: Julie TEODORI
Përgatiti për botim: Roland Lushi
ISBN: 978-9928-193-66-7
Tirazhi: 300 kopje
Formati: 13.5 X 20
© : Autori
Botimet ADA
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2015

 

 

UNI UNIVERSAL

 

 

demir

Nga Demir Gjergji


Që në poezitë e para të këtij libri dallohet menjëherë një frymë e tillë njerëzore, një rrapëllimë e potershme ndjenjash delikate dhe kremtimesh solemne të çasteve. Janë ato që të behin në çdo hap e të përfshijnë emocionalisht në çdo fijez të hollë ndjenjash, metaforë pas metafore, varg pas vargu e poezi pas poezie.
Në të shumtën e këtyre regëtimave të shpirti, këtyre shpalimeve të cohës së hollë të kujtimeve, kjo frymë e hukat me jetë tejpërtej realen e të përditshmes. Cek përmasën e epërme të përjetimit të secilit prej nesh dhe shkon drejt hapësirave të magjishme të shpirtit, të atij shpirti që nuk mund të rrojë vetëm, të atij shpirti që lufton me braktisjen, të asaj force përjetimi që nuk do të kishte kuptim që rrugëtimin e vet të amshuar ta bënte pa pjesën tjetër të mrekullimit. Një tjetër prani, një tjetër zë që i pëshpërit në vesh, një tjetër puhizë që e përflak në dëshira. Ai është aty. Ai rrok çdo të mundshme njerëzore, sfidon çdo harresë dhe plogështi e, ashtu si mugëtim pranvere, bulon e shpërthen me gjithë fuqinë e vet përtëritëse.
Kurrën e kurrës ai nuk mund ta pranojë rreth vetes, vetanak unin e tij, pa një tjetër shpirt pranë, pa një tjetër ndjenjë njerëzore pranë, pa një tokë, ku të mbështetet, pa një mirësi, ku të gjejë prehjen dhe bekimin.
Kështu, natyrshëm tendenca dhe ligjërimi i autorit Halil Teodori kalojnë në një plan hyjnor, i cili bëhet sfond i ndritshëm për çdo motiv, nga trevat e historisë e të shoqërisë njerëzore, deri te vibrimet e trokitjeve të zemrës pranë dashurisë, si një nga ndjenjat më zotëruese e më të bukura të natyrës së shpirtit njerëzor.
Dhe sa më i gjerë të jetë gjoksi poetik i autorit, sa më i lartë të jetë regjistri i motiveve poetike, sa më fisnik të jetë, synimi i mesazheve që përcjellin këto krijime, aq më afër plotfuqisë së hyjnizimit të botës tingëllon poezia. Aq e pranishme është kjo frymë e mirësisë, paqes, njerëzores dhe hyjnores njëherësh, sa gjatë leximit ajo ndihmon muzikalitetin e vargut, të strofës dhe strukturës poetike në përgjithësi. Fjala vjen, ndërsa ke mbaruar së lexuari librin, vë re si rastësisht dhe me habi se ritmika e metrika strikte dhe, sidomos, rima e rregullt klasike janë anashkaluar, pothuaj si të panevojshme nga autori.
Peshën e lumturisë ndjej në vete
Zjarrin e dashurisë si diell me ty e ndaj
Me qiell dhe dëshira mbushim zemrat
E vrapojmë nëpër lëndinat e fatit si shqerra
Besoj, jeni në një mendje me mua, se te kjo strofë rima, ritmi dhe elemente e tjera të metrikës tradicionale, edhe pse mungojnë, çuditërisht nuk bien në sy. Mendoj, se kjo ndodh, pasi autori di të zgjedhë fjalën e, mbi të gjitha, krijon një atmosferë siç krijon frekuenca i kambanës në një qiell të qetë me mendimin që përcjell dhe gjendjen që përjeton. Kjo, mendoj se është një nga vlerat e kësaj poezie, që jo më kot e theksova si të parën në këtë përcjellje.
N’krahë të lirisë ka fluturue
Nëpër shkrepa nëpër prita
Pushkën në krah e syrin në thep
Për vatan jetën e jep
Një ngjyrim i bukur i shqipes, pa stisje e sprova ekzibicioniste (që do ta turbullonin qartësinë e saj), por vetëm duke i shtuar vlera kumbuese dhe melodioze, pa pasur shumë nevojë për ato mjetet të metrikës, me të cilat është mbështetur prozodia e njerëzimit. Madje në një stil të tillë, na janë dukur të panevojshme edhe shenjat e pikësimit, prandaj kemi gjetur arsye për t’i shmangur.
Atmosfera hyjnore e një uni universal, veç këtyre që thamë dhe veç shumë arsyeve të tjera stilistike, mendoj se lidhet ngushtë me vetë autorin, me përjetimin e tij, si emigrant. Mungesa e vendlindjes, e trojeve dhe shumicës së njerëzve të fisit dhe e miqve në atdheun e vet, largimi prej tij gjeografikisht, por edhe si moshë prej fëmijërisë dhe rinisë, janë arsye për ta trazuar shpirtin e tij, për ta mbushur me dallgë malli, dhe për t’i krijuar atë frymëmarrje të thellë, të cilën e ka të vështirë ta përballojë përveçse duke e nxjerrë përsëri nga kraharori duke e thënë dhe shkruar si poezi. Në këtë pikëpamje, për Halilin poet (dhe pse jo, edhe për Halilin si kërkues i një jete më të mirë për vete e familjen) ky është një fat i mbarë, ndonëse i kundërt me fatin e Atdheut e të atyre që i mbajtën gjallë me gjakun dhe jetën e tyre këto troje. Pa këtë mall e nostalgji për historinë, vendet, gjuhën, njerëzit, natyrën, qiellin dhe ujëvarat e Shqipërisë, krijimtarisë së këtij poeti pasionant-njeri dhe njeriu të mirë-poet do t’i mungonte një pjesë e madhe e asaj limfe emocionesh që përcillen dhe bëhen ndjenja të fuqishme për lexuesin.
Heroi lirik i poezisë së Halilit krenohet dhe turpërohet, gëzohet e zemërohet, dashuron e ironizon (shumë rrallë urren, mbase për të mos e trembur atë frymë hyjnore që e ka të pranishme gati gjithkund), gjithashtu ai ngazëllen e përmallet, qesh e përlotet njëherësh, po kurrë nuk harron se jeta e një njeriu është e përkohshme, prandaj duhet të na udhëheqë e mira si sfidë ndaj së keqes, që, për fatin tonë të mbrapshtë, është shumë më e fuqishme se e mira. Nga ana tjetër, autori në asnjë rast nuk e humb shpresën dhe kjo e bën ta marrë jetën si të vijë, pa iu dorëzuar pesimizmit dhe fatalitetit. Vdekja është porta hapur e bujtinës së të gjithëve. Të gjithë do të hyjmë në atë bujtinë, prandaj lakmia dhe egërsia, hilja dhe hyrja në trevat e lirisë së tjetrit, nuk janë ato stacione që na çojnë “si miq” te kjo portë.
Poezia, sidomos, lind spontanisht, pa projekt e plan. E gjithsesi, tërësia e poezive të këtij libri instinktivisht mund të mblidhet në një buqetë me një fytyrë të stolisur dhe mund të vendoset në një ngrehinë me një arkitekturë mjaft interesante. Në themel të kësaj arkitekture qëndron fjala e shkurtër: “Fati”, (i mirë apo i keq, ashtu siç e kemi përjetuar në historinë tonë me heronjtë dhe dëshmorët e këtij kombi). Shkërmoqja e fjalës (F-Ati), natyrshëm na çon te Ati (babai, nëna, fëmijët, fisi, familja, Atdheu). Në fund është përemri aq i përdorur në poezitë me motive dashurie “TI” (Ti, njeriu i zemrës, prej nga rinis ciklin familja, atdheu, jeta). Ndërtuar kështu, mendoj se të gjitha poezitë e librit janë organe e qeliza të një trupi dhe kështu duhet lexuar, mundësisht kre-e-fund, pa shkëputje si i shkruar nga një UN UNIVERSAL!


Tiranë, mars, 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s