agim desku

Poezi nga Agim Desku

 

 

SERENADË GJETHI

(Poetit,Qerim Arifit)

 

Ti këngë bilbili
Në sëcilin gjeth
Takoje të bukurën.

Aroma e luleve
M̒u bë fryma e jote
Vargun ma rrite
Për këtë dhe shqipesh.

Në besë ma le
Atdheun e nëpërkëmbur
Skam fajë unë
Që e deshta vargun tënd.

Apo pse linda
Në të njëjtin varg.

Si ti poet
Duhet udhëtue
Një shekull
Dritë.

Të takohemi
Me ty
Mundemi
Vetëm në Durrah
Rrënjët tona flasin

Ëndrrat nuk rrijnë
Në asnjë varg poeti.

Nuk është ëndërr
Atdheu i ndarë.

Varg çam krijuam.

Eh,kjo është dhembja
Dhe plaga e poetit.

Me ty takohemi
Në sy të Tanagrës
Para Krishti shqip
Pellazg na thonë.

 

 

 

QYTETI I PAVARËSISË
(Më nuk dua të ngriti asnjë dolli
Po nuk u bashkova me ty Shqipëri)

 

Kur do të arrijmë qytetin e Pavarësisë
Legjendat e thanë secilën kohë
Betejat ndodhen pse djallët u shndërruan në stuhi.

Demonët , hiri i shpresës,ruana zot
Nese nuk e ruaj fishekun e fundit
Si do të jëm qytetar i pareë i qytetit
Të Pvararësisë.

Kur rruges Via Egnatia
Kërkoj shkronjat e emrit tim të ndarë
Sot këtë ditë pa fatin tim
Pse gjithnjë të krisur herë mëkatar.

Sot prap mbeta lule lapidari
Aromën ma zhduken erërat e lirisë
Nesër a do të jem i dehur i qytetit të Pavarësisë
Apo do të jem prap ëndërr e mallkuar Evrope.

 

 

 

LULE DIELLI

 

Lule dielli kam ëndrrue
Të jem vet ëndrra e atdheut
Fytyra e bukur e dëshmorëve të lirisë
Anë e mbanë fitoreve të Shqipërisë.

Lule dielli mendoja të jem
Fjala që kthen jetën në lule
Me dashuri aromash pranvere
Ta mundim vet botën mëkatare.

Lule dielli janë ëndrrat e mia
Për zanat që legjendat i ringjallin
Për këtë tokë ngjyrash të bukura ylberi.

Nuk kam faj pse i dua lulet e diellit
Për ty që bëhesh këngë shqipesh
Kudo që je në tokë të dreqit
Aromën e tyre e ruaj vargut tim.

Po,do t̒i ruaj lulet e diellit
Nepër sëclin cep të Shqipërisë
Kur ta ktheni trupin e larë me lotë
Ah,këtu e keni zemrën të mbushur lule plot.

 

 

 

ËNDRRAT HERË VRASIN

 

Ngjajnë kur ëndërrat vrasin
Takimin e fluturave të prillit
Dhe këpusin gjethe ngjyrash
Pranvere.

Në helm shpirti mbyllen
Dëshmitarë kam fjalët e zanave
Si hije janë udhëtare të jetës sime.

Në ty ëndrrat më ngjajnë
Si vet mbrëmjet pa hënë
Kur as buzëqeshje më nuk ka.

Eh,kush i mbron ëndrrat e mia
Cila fjalë a cili shpirt
Sa më çmëndin të krisura janë
Kur nuk ka më njeri.

Sonte mbarova me ëndrrat
I lash kujtime engjëllore
Të kohës që më iku
Syve që vetvetiu pikojnë shi.

Për pak humba rrugën
Deri të yjet që kurr nuk i takova
Flakën e diellit
Këngë për ty e bëra.

Ah,mos më vrisni ëndrra
Së jam kthye serish në jetë
Dua të mbetem kujtim pranvere
Të pikturoj vetëm ëndrrat që nuk vrasin.

 

 

 

A MUND TA TAKOJ DIELLIN

 

A mund ta takoj diellin
Po,se jam vet etje drite.

A mund ta takoj hënën
Po,se jam vet buzëqeshja e saj.

A mund t̒i takoj yjet
Po,se jam vet shkëlqimi i tyre.

A mund ta takoj ylberin
Po,se jam vet ngjyra më e bukur.

A mund ta takoj pranverën
Po,se jam vet lulja më e bukur e saj.

A mund t̒i takoj zanat
Po,se jam vet zë zanash.

A mund ta takoj vargun e poetit
Po,se jam vet ëndrra e poezisë.

A mund të takoj Çamërinë
Po,se jam vet shpirti i saj çam.

A mund ta takoj lirinë
Po,se jam vet liria.

 

 

 

NGJYRË PRANVERE

 

Koha më ikën më shpejtësi ere
Sytë mbesin të njëjtë ngjyrë pranvere.

Si sy shqipesh.

Kujtimet e tretura hyjnore
Për të bukurën e shejtë.

Sy zane ishte vet Drenica
Veshur si Shota e Marije Shllaku
Zemër e kokë kishin plisa.

Më besoni këtu takova Mona Lizën
Drenicë ma tha emrin e kam
E ruaj vetëm kur zbresin yjet
Mbrëmjeve të hënës marr aromë lulesh.

Këtu dëgjova legjendat e hyjnive
U rrita me zërin e zanave ,po vetëm shqip
Brezat i ngritën në vet princesha.

Ah,kjo tokë ngjyra ylberi dhuron
Në yje m΄i shndërron pranverat
Fuçi engjëjsh më rrijnë këngës se pakënduar
Ku ruajtë e kam me vite ëndrrës sime.

Po,Drenica më fali ënddrrën hyjnore
Pejsazh piktori u bëra për të shejtën Mona Liza
Ah,sa dëshiroja të isha vet Serembe
Të shëroja pak plagë shpirti që këtu fitova.

Drenica në të njëjtën kohë më fali dashuri dhe trimëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s