Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

 

GOZHDËT E VDEKJES

 

Sipas ritit u lanë duart,
Pastaj u dha urdhër për më të egrit kamxhikë,
Më tej u ngrit shtylla e kryqit,
Gozhdët e ishin porosia e fundit,
Tradhëtia solli kapakët e gurtë
Për t’i vënë të fundmen vulë turpit.
Me kaq u mbyll ajo e premte e zezë
E nga ky çast gëzimi ngriu.
Ai i hoqi të gjitha mundimet
Pë t°u kthyer në shpresë,
Për të shkulur gozhdët e vdekjes
Që skutave të shpirtit i mban vet njeriu.

 

 

 

 

TË THASHË, MOJ PJERGULL

 

Të thashë të mos çelje,moj pjergull,
Të thashë,sa gjuha m’u bë copë,
Ti pe qershinë që ngriti vetull,
Shpërthimin nuk e mbajte dot.

Të thashë se mali mbledh dëborë
E fjalët m’i more si trill.
Të them sot e gjithmonë:
Harro të çelësh më shtatë prill.

 

 

 

ËNDRRA

 

E vetmja kështjellë tek unë
Dhe unë i vetëm brenda saj,
Herë lumturisë i zë brumë,
Herë me lotë të panjohur qaj.

Nuk e lëkund tërmet e mbret,
Me turp tërhiqet çdo ushtri,
Ajo veç qiellit leje i jep
Të hedhë dritë dhe urti.

Syçelët kundroj nga frëngjitë,
Të mos kenë zemrat drithërim.
Një jetë që rri roje në pritë,
Një jetë e shkrirë në ëndërrim.

 

 

I NISA KËNGËT

 

I nisa kënget e mia drejt garderobës,
T’i heqin rrobat e këtij dimri të gjatë,
Të vishen hijësisht me ritmin e kohës,
Qershia e burbuqosur i pret jashtë.
Ashtu gjifryra në lëndinat e gjera,
Zbathur të rendin tek buis tërfili,
Pastaj, pastaj…ç’ t’ju them të tjera?
Dashuri të zënë me zërin e një bilbili.

 

 

 

Dikur në shtëpinë botuese…

 

Hosana më kërkuan t’i bëja mbretit,

S’më bindej asnjë fjalë, asnjë varg.

Me rebelimin e çmendur të poetit

Përplasa derën dhe mbeta në prag.

 

Nuk di si u gjend pranë meje redaktori

(Në zemër mbeti miku im i vjetër)

Krahun më shkoi dhe me vete më mori,

Vjeshta mbi supe s’na i ndante fletët.

 

Qëndruam në këmbë te një vetshërbim

(Një gradaçel tani atje shte ngritur)

Ca lotë hardhie i pimë me nxitim,

Inatshëm i pimë e u bëmë të çelitur.

 

Mes fshesarëve u ndamë të dy

(Vjeshtën e verdhë ato merrnin osh)

Vrapoja çmendurisht me një lot në sy,

Librin tim të gjeja në ndonjë kosh.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s