Skicë: NDJESI PËR PRINDIN, E NJË ZEMRE TË LËNDUAR… / Nga: Murat Gecaj

Skicë:

NDJESI PËR PRINDIN, E NJË ZEMRE TË LËNDUAR

 

Nga: Murat Gecaj

 

 

 

led

Ledia Riza Lahi

 

 

1.

Atë nuk e kam njohur shumë kohë më parë. Takimi i parë me të lidhet me një ngjarje mjaft të dhimbshme, si për atë vetë e familjarët e saj, por dhe për të afërm, kolegë e miq dhe dashamirë. Pra, ja si kishte ndodhur…

Ishte pragu i Vitit të Ri 2014. Të gjithë bënin përgatitjet e nevojshme për ta pritur dhe festaur sa më gezueshëm, atë stinë të re të jetës. Por, ah, që një lajm i kobshëm do ta ngrinte buzëqeshjen edhe të kësaj vajze kryeqytetase, me emrin e bukur, Ledia. Kishte pushuar papritur dhe përgjithnjë rrahja e zemrës së njeriut shumë të dashur dhe të adhuruar, e “bushit” të saj, Riza Lahi!…

E pushtuar nga dhimbja e patreguar dhe e mbuluar nga lotët, që i rridhnin çurg, ajo shpejtoi ta lehtësonte dhe ta ta qetësonte sadopak shpirtin e saj, duke i shkruar këto radhë, në faqen e saj të Facebook-ut. Aty, ajo i drejtohej të jatit, i cili nuk jetonte më, pas një ataku të papaitur në zemër:

“Nuk i kam të duhurat fjalë, për ta shprehur sot hidhërimin e ndaarjes së tij nga jeta. U ktheve në qiell, Bushi im, aty ku ti fluturove për tridhjetë vite. E le përgjithnjë tokën këtu, me shpejtësinë që përshkoje çdo rrugë me biçikletën tënde legjendare…Ti, ishe njeriu i mrekullueshëm që, gjithësaherë, frymëzoje çdokënd. Ishe i vetmi, që mëngjesi e mbrëmja të gjente duke i fishëllyer meloditë e Shkodrës tënde; i paarritshëm erudit dhe intelektual, që jepje ngado veç shembullin pozitiv.

Aftësinë e të shkruarit, e të qenit kreative, që ti ma trashëgove çmueshëm, mor’ Bushi im, sot nuk po e shprehi, ashtu siç ti doje. Nuk mundem dot të  shkruaj, nuk mundem të jem poetike…Nuk mundem, mor’ Bush, nuk mundem sot, siç do të dëshiroje ti!

Nesër, oh, në orën 14.00, do ta prcjellim babin tonë për në banesën e fundit!?…Tiranë, 31 dhjetor 2013”.

 

riza

       Riza Lahi

 

Kanë kaluar muaj nga ajo ditë shumë e trishtë për Ledian, ashtu si për mamin e saj, Afërditën; vëllain Arxhelsin, me bashkëshorte Alketën dhe vogëlushët e tyre, Arkel dhe Arbër. Ndërsa, ajo sikur gjenë ngushëllim,kur ulet e shkruan në ndonjë fletore dhe pastaj mendimet e saj i hedh në faqen e Internetit. Kështu mendon që do ta lehtësojë sadopak shpirtin fort të trazuar, kur fjalët e saj, mbushur me dhimbje për të jatin, do t’i lexojnë të afërm, miq e dashamirë.  Se ajo vërtet nuk është poete as shkrimtare, por ka trashëguar nga “bushi” i saj krijues, Rizai, ndjenja e mendime të frymëzuara. Ditët, javët e muajt kanë rrjedhur, por në zemrën e Ledias përsëri kanë mbetur gjurmët e pashlyera të dhimbjes, për babin e saj të dashur dhe të paharruar. Ja, përsëri po shkëpusim disa radhë, nga fjalët e saj, drejtuar “bushi” Rizait:

“Së shpejti dhe ngadalë kanë kaluar 6 muaj, nga hera e fundit, që u qeshëm me shpirt. Nuk ka ditë që mos ta kujtojmë sjelljen tënde hokatare, Bush. E,sa gëzim tejçoje me këdo, që pati fatin t’ ketë pasë, qoftë dhe më të voglin komunikim me ty. T’ kisha këtu afër, do t’ kisha diftu, se sa largësi kanë pasë kata 6 muaj për mua! Për kryt’ tand, kam lexu ende më shumë, nuk jam ken’ dembele. Po kështu, kam hangër fruta dhe e kam respektu “shokun-gjumi”. Dhe s’i  kam kthy kujt atë përgjigjen përtace: “Ahu, ma von’ tashi, babo!”…Shpirti yt u prehtë në paqe!…”

 

2.

 

Ledia sivjet vazhdon vitin e dytë të masterit, në degën e juridikut për drejtimin civile. Lexon libra të profilit të saj, por dhe letrarë. Sidomos, mjaft të tillë, që ka shkruar i jati, kryesisht për aviacionon, ku shërbeu vite të tëra. Kur e pyes, tregon se nuk shkruan poezi, as tregime. Por, ndoshta, një ditë do ta bëjë një gjë të tillë. Se për cilindo ka një pikënisje në krijimtarinë letrare. Pra, ndoshta, këto ndjesi të shprehura nga ajo dhe që i cituam më lart, do të  bëhen shkak që ajo të merret edhe me krijimatri letrare. Se, patjetër, diçka do të trashëgojë në këtë fushë edhe nga i jati, “bushi” Rizai. Do të ulet që të shkruajë, se i kujtohen shumë ngjarje të bukura dhe të paharruara nga fëmijëria, me babin aq të dashur: Dita e parë e shkollës, librat e dhuruar për festën e 1 Qershorit, Festa e Abetares, festimet e ditëlindjeve dhe të natës së Vitit të Ri në familje, vizitat e përbashkëta në “Shkodërlocen” e tyre…

Ja, çfarë ka shkruar ajo në “ditarin” e saj, në dhjetor 2014: “Babi Rizai, kurdoherë që kishte ndonjë lajm të gëzuar, i tejqeshur në çdo muskul të fytyrës, e niste fjalinë: “Ta po ta napi nji sihariq…”. Sot mora edhe unë një telefonatë të gëzuar, në një çast të ditës, kur më dukej se e kisha shterruar çdo energji timen, pas seminaresh e leksionesh, të zgjatura deri vonë.
Mora atë sihariq, që m’i shpeshtoi rrahjet e zemrës edhe më fort.
Këshilli i Bashkisë së Shkodrës, i dha babi Rizait titullin  “Mirënjohja e Qytetit” ! Përulje dhe faleminderit! Përjetova shumë ndjesi pozitive, që nuk i them dot këtu…”.

Ndërsa, në një rast tjetër, Ledia e ka shprehur kështu dhimbjen, por dhe krenarinë e saj për të jatin: “Qenka e vështirë të shkruhet, e rëndë të mendohet e aq më e rëndë që të besohet, se nuk je më,në mesin tonë. S’ka fjalë, s’ka lot, as vaj, që e shuan mallin për ty. I madh është boshlleku pa ty, por më e madhe është krenaria që të patëm …Vdekja e shuan një jetë, por koha nuk do ta shuajë asnjëherë mallin për ty!”

…E, atëherë, kur t’i lexojë Ledia Lahi këto radhë, do të thotë me vete, se sa të drejtë kam unë, tani.

Tiranë, 10 prill 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s