Lumit Shkumbin / Poezi nga Musa Jupolli

musa jupolli

Poezi nga Musa Jupolli

 

 

Lumit Shkumbin

 

Gegë dhe Toskë lahën në të njejtin lum ,
Aty në lumin Shkumbin, aty shkëmbejnë ,
Shkëmbi që mbanë fjalë e lidhë besë ,
Lum që rrjedhë nga zemër mali shqiptar .

Flet lumi, në çdo gur legjendë Ilire ,
Dy ngjura zëri, dy melodi me nota të njejta ,
N’ ujë t ‘ bekuar ku lahen zanat e hyjnishme ,
Të ëmbla, të bukura, shtojzovalla dehje poetike ,
N’ krah’ të shqipës , për Mëmëdhe këndojnë ,

Lum lumi, për atë gjuhë që më flet n’orën
E himnit t’ etnisë sime, në mëngjeset e hershme ,
Sintezë dritë-jetë mi bashko trojet arbërore ,
Arbninë e Gjergjit, timen Dardani e Çamëri .

Lum Shkumbini , gegë-toskë,
Fat dhe epokë në frymëzim të Biblës sonë .

Shpirtrat ekzistojnë, ai i shqiptarëve është lirik ,
Që nga antika e deri sot n’libra t’ vjetra pena jonë ,
E dëshmon Drini ynë , e dëshmon Vjosa jonë !

Shkumbin-Shkëmbi, aty në Pogradec ,
Trofta e famshme, kuzhinë aromë shqiptare ,
Vargjet e Lasgush Poradecit mi recito .

Shkumbin !
N’amanet e për mall të Jeronim de Radës ,
Nuk po të kërkoj shumë :
Për mallin tim, e të gjithë mërgimtarëve
Me ujin tënd, e lotin tonë, ujitë trojet arbërore !

N’Elbasan pusho pak, është udhëtim i gjatë ,
Kur t’arrish n’ Adraitik lësho zë me fuqinë që ke :
Mirë se erdhet mërgimtarë n’ Atdhe !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s