Poezi nga Vasil Dede

Vasil Dede

Poezi nga Vasil Dede

 

 

Ti që çmendurinë mban në gji

 

Të më falësh, Moza ime, të më falësh,

Që shpesh të kam futur në mendime,

Unë jam një lumë, s’ mund t’ më ndalësh

Rrugën për në det, manarja ime!

 

Po Adriatik, Egje e Jon je vetëm ti

Vetëm ti për mua je vetë mbret

Vetëm ti je fat, je Perëndi

Ndaj falmi çmenduritë si poet.

 

Falmi mijëra netët saharoshe

Se pa to poet s’ do isha kurrë

Po të jesh e sigurt nëpër qoshe

As më gisht s’ ma bënë, as me gurë.

 

Vetëm ti nuk vrenjtesh se më do

Vetëm ti në Botë qan për mua

Dua unë, o engjëll, apo jo

Nëpër gjokse femrash s’ hedh dot duar.

 

Vetëm ti për mua je vetë det

Zhytem, mbytem, ngjallem përsëri

Falmë  çmenduritë si poet

Ti që  çmendurinë mban në gji.

 

 

 

Ah moj jezitkë!

 

Portë e madhe – mbyllur,

Derë e vogel -çelur;

Nga më qenke futur,

Nga më qenke fshehur?!……

Ah, o moj jezitkë

Qenke për t’ u therur!…..

Ah, o moj rrufjankë,

Në më renç në dorë!

Port e madhe – mbyllur

Derë e vogël – gojë…

 

 

 

…Postenanin bën tufinë …

 

Than një pyll

Mbjell një bimë.

Ther kopenë,

Lyp një brinjë.

Merr një grusht

Prish dy thasë.

Lind një foshnjë,

Rrit një kafshë.

Lidh një besë,

Prish një çerdhe.

Gjarpërinj

Ushqen në gjerdhe.

Mbyll një pikë,

Hap çatinë.

Postenanin

Bën tufine 1)…

 

 

 

Një kalë hingëllin nga larg …

 

Nën yje të ngrirë, nëpër natë,

Në dhe të huaj, në Egje,

Një kale hingëllin kaq gjatë

Dhe turfullon, dhe krifën ngre.

Dhe shkumëzon plot duf,  plot afsh,

Qiellin shpon, tokën trondit.

Nëe kalë hingëllin nga larg,

Therret livadhet ku u rrit…

 

 

 

Pranverën

             …sjell  më shpejt

                              …Kry prag.

 

Bar’ i livadhit hodhi shtat

Të deh era e jugës

Pranverën sjell me shpejt ky prag

Më tha një vajzë udhës.

 

Dhe syte ngre e vështroj lart

Shkel syrin syri i diellit

Pranverën sjell më shpejt ky prag

Me tha një re mes qiellit.

 

Krahut një shall bariu mban

I duket qengj i rrallë.

Pranverën sjell më shpejt ky prag

Tha ftujkëza e bardhë.

 

Lofata leshrat lëshon, zgjat

Dhe lulekaçja qeshi

Pranverën sjell më shpejt ky prag

Me tha një te veshi…

 

Pranverën sjell më shpejt ky prag

Me tha një vajzë udhës

Me gjoks të fryrë zemërak

Dhe përvëlimë buzësh.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s