Poezi nga Vjollca Koni

 

Vjollca Koni 1

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

Pëllumbi i bardhë

 

Bora nuk heq vellon e saj,
Zogjtë sa pak fluturojnë,
N’ballkonin tim një pëllumb i bardhë,
Përditë vjen e më shoqëron.

Nuk e njoh gjuhën e pëllumbit,
Gu, gu këngën ja dëgjoj,
Sa do doja ti puth gushën,
E të më thotë; rënkon a gëzon.

Kur se shoh nuk ndjehem mirë,
Dal n’ballkon e pres me ardhë,
Një ditë çift më erdhë n’shpejtësi,
Me pëllumbeshën gushëbardhë

Një grusht oriz ua hodha sipër,
Si çiftit të ri kur dasëm kan,
Dy lot lëshova nga sytë e mi,
Mirë m’kuptuan po asgjë s’më thanë.

 

 

 

Nëse…

 

Nese një ditë kthehesh
S’do t’më gjesh aty ku më le
Më mbyti vetmia dhe krrokama e korbave
Qielli do jete i mbushur përplot me Re.

 

 

***

 

Se koha të rendoi mbi supe
Si gunë e zhytur në baltë
Mbi çdo rrudhë e thinjë
Flet shpirti Jot i Artë

Si nje Zgalem në valë stuhish
Shkëndij rrufeje në lartësi
Qiri i ndezur në errësirë
Mëndje e ndritur në ardhmëri.

 

 

 

***

 

Jetė më ke varur barrën mbi shpinë
Fat më ke dhuruar brenga
E pse shpirti më shtrydhet
Nuk do më mungojë buzëqeshja

Do e pres e puth timin Lot
Sa do me halle shumë që është kjo botë!!

 

 

***

 

Unë jam atje ku jeni ju
Nese loti bie nuk e ndal dot
Jeni gjaku im e zemra më dhëmb
A ka drejtësi në këtë botë?

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s