Gëzuar 7 Marsin! / Dilemë nga Pol Milo

Gëzuar 7 Marsin!

 

 

pol milo

 Dilemë nga Pol Milo

 

 

Sot për 7 Mars dëshiroj edhe unë të përshëndes disa nga mesuesit e mi kryesorë jetikë.

Mësuesi i parë që dëshiroj të përshëndes është Arsitoteli. “Vita motu constant”- Jeta është gjithmonë në lëvizje – tha ai. Ky është padyshim mesimi numër një që të gjithë duhet ta dimë. Të përshëndesim i dashur mësues Aristoteli, sepse ti zë një pjesë kryesore në dijen tonë.

Mësuesi i dytë është Rene Dekarti. “Cogito Ergo Sum” është mesimi që na dha ai. Mendoj, Ndaj Ekzistoj!
Pastaj vjen profesori i madh Spinoza që na sugjeroi Etiken dhe Intelektin. Kurse profesor Emmanueli (apo shkurt si e thërrasim në konfidence, Kanti) na mësoi teknikat dialektike të Arsyes së Kulluar.

Një dilemë e vështirë është dhe ndarja mes dy profesorëve të mëdhenj, Hegelit dhe Shopenhauerit, ku njëri e mbushte klasën plot kurse tjetrit i rrinte bosh ngaqë nuk i shkonte njeri.

Të ishe student i tyre ishte zgjedhje e vështire, ngaqë jepnin mësim në të njëjtën kohë dhe s’mund ti ndiqje dot të dy njëherësh. Urimin tonë për 7 Mars ata të dy le ta ndajnë si të duan me njëri-tjetrin.

Më pas do të doja të përshëndes të gjithë mësuesit tanë të guximshëm që me durim në punën e tyre u lodhën aq shumë për përhapjen e dijes. Kështu që si përfundim le të shpresojmë te ideja e fortë iluministe, se:
“Dhe drita e Diturisë për para do na shpjerë”

Gezuar 7 Marsin!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s